Rreth nesh

Kush jemi

Së pari, për tu prezantuar, ne jemi një kompani e prirur drejt dizajnit dhe funksionalitetit me fokus në cilësi dhe siguri. Mbi të gjitha, ne kemi qenë duhanpirës ashtu si ju tani. Ne krijuam Balcig shpk, sepse ishim të irrituar nga mungesa e cigareve elektronike dhe lëngjeve rimbushëse të cilësisë së lartë që njëkohësisht janë të sigurtë dhe të përballueshëm. Pothuajëse të gjithë shitësit egzistues ofronin dhe ofrojnë cigare elektronike dhe lëngje rimbushëse me probleme. Për shembull, ofrojnë cigare elektronike shumë të lira, ose shumë të shtrenjta, por që prishen shumë shpejt. Ofrojnë lëngje të cilat janë prodhuar në Kinë, apo më keq akoma nëpër bodrume në Shqipëri. Të skaduara, sillen keq me klientët duke mos i ofruar shërbimin e duhur, apo duke i mashtruar. Të gjitha këto probleme deri më tani, kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore te klientët. Kjo ka sjell zhgënjimin pa masë të klientëve dhe rrjedhimisht ka rritur mosbesimin në cigaret elektronike. Ne u krijuam për të mundësuar cigare elektronike dhe lëngje rimbushëse të sigurta dhe të përballueshme.

Rezultoi që ne kishim të drejtë. Rritja e qëndrueshme në bazën tonë të konsumatorëve është dëshmi se ne jemi duke siguruar një shërbim shumë të nevojshëm për tymuesit e cigareve elektronike. Të sigurtë, të përballueshëm dhe me cilësi të lartë, Balcig bashkëpunon me prodhuesit më të specializuar për të sjellë cigare elektronike dhe lëngje rimbushëse me cilësi të çertifikuar. Çdo produkt që ne importojmë i nënshtrohet një procesi rigoroz të kontrollit të cilësisë për të siguruar se është i asaj më të lartë dhe i sigurtë për t'u përdorur. Lëngjet tona janë të çertifikuar për përbërësit, prodhimin dhe paketimin me çertifikatë ISO 9001. Me çmime me të vërtetë të përballueshme dhe mbështetjen e vazhdueshme të klientit, ne japim një vlerë te pakrahasueshme.

Ne jemi Balcig shpk dhe ne e kuptojmë se për çfarë ka nevojë tymuesi i cigareve elektronike.

Çfarë bëjmë

Shkurtimisht, ne sjellim risi. Ne marrim përvojën tonë personale me cigaret elektronike dhe e kombinojmë atë me reagimet qe marrim nga tymuesit e tyre për të parë se çfarë saktësisht është e dëshiruar nga ata, cfarë është praktike dhe si të veprohet për të ofruar vlerë optimale.

Në anën e biznesit, në të gjithë vendin ne kemi operacione të shitjes me pakicë dhe shumicë për cigaret elektronike dhe lëngjet rimbushëse, dhe jemi të hapur kundrejt partneriteteve me përfitime të ndërsjella. Produktet tona janë të cilësisë së lartë dhe me kërkesë në rritje të vazhdueshme. Shfletoni produktet tona ose na kontaktoni në lidhje me mundesitë e shitjes me shumicë.

Bashkohu

Dëshironi ti bashkoheni familjes Balcig gjithnjë e në rritje dhe produktive?
Ne i mirëpresim të gjitha idetë logjike të biznesit që çojnë në një rritje të ndërsjellë.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë mundësish për cigaret elektronike dhe lëngjet rimbushëse, duke përfshirë blerjen me shumicë, kështu që na tregoni se çfarë jeni duke menduar, dhe ne mund të shqyrtojmë mundësi të dobishme për të gjithë. Ne punojmë vetëm me kompanitë profesionale dhe individët që kanë atë që duhet për të patur sukses në tregtinë e cigareve elektronike. Ne këmbëngulim në praktika të mira biznesi dhe në mendjemprehtësi të forta drejtimi në biznes për tu bashkuar me ekipin. Partneritetet e përzgjedhur na mundësojnë mbrojtjen e markave tona dhe sigurojnë që të gjithë ne të ruajmë kufijtë optimal të fitimit.

Na kontaktoni, ne duam që të dëgjojmë nga ju. Nëse jeni të interesuar për tu bashkuar me rrjetin tonë, ju lutemi na kontaktoni me informacione të detajuara. Do te ishte më me interes nëse jepni sa më shumë informacione në lidhje me biznesin tuaj.

Bashkohuni me ne për një partneritet të drejtë, të ndershëm dhe reciprokisht të dobishëm.

Loading...
Please wait...