Markat tona janë të çertifikuara me çertifikatën ISO 9001.

Por çfarë do të thotë? ISO 9001 do të thotë që një kompani duhet të ketë dhe të mbajë një nivel shumë të lartë të cilësisë në menaxhim dhe sistemet e prodhimit. Këto standarde të cilësisë janë krijuar për të ndihmuar kompanitë për të kënaqur nevojat e klientëve, ndërsa plotësojnë kërkesat ligjore dhe rregullatore në lidhje me produktin. Arritja e statusit të çertifikuar ISO 9001 është një proces i gjatë dhe i detajuar që përfshin edukimin e menaxhimit, verifikimin e makinerive dhe cilësisë së përbërësve, dhe optimizimin e procedurave të biznesit në përgjithësi. Ajo gjithashtu përfshin auditimet herë pas here për të siguruar që vazhdimisht po veprohet brenda standardeve të cilësisë ISO. Artikujt e markave tona ekskluzive janë çertifikuar me çertifikatën ISO 9001. Ne jemi krenarë që kemi arritur të fitojmë ekskluzivitetin e këtyre markave shumë cilësore (nga të vetmet me çertifikatën ISO 9001) për tregun e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi.

Lëngjet e markave tona janë prodhuar brenda Bashkimit Evropian, i cili vendos ligje dhe rregulla te rrepta për cilësinë dhe sigurinë (ndryshe nga shumica e markave të tjera që prodhohen në Kinë e vende të tjera). Duke shtuar edhe që kanë shumë vite që janë pjesë e vazhdueshme e tregut ndërkombëtar të lëngjeve. Ju do të kuptoni pse markat tona janë bërë sinonim i cilësisë, qëndrueshmërisë dhe përballueshmërisë. Përveç çertifikimit ISO 9001 faktorët si: mprehtësia e biznesit, njohuritë në përbëres, miksimi i punës së mirë dhe çmimit të saktë, kanë luajtur të gjitha një rol të rëndësishëm në pozicionimin e markave tona sot si lëngje shumë të kërkuara në treg. Përdoruesit e cigareve elektronike zgjedhin markat tona sepse u sjellin atyre kënaqësinë ndësa bizneset i zgjedhin sepse u sjellin atyre fitime. Artikuj të mirë, çmime edhe më të mira. Një kombinim i tillë na mundëson që të ofrojmë më të mirën për përdoruesit e cigareve elektronike.

Loading...
Please wait...