Kemi arritur një ekuilibër të përsosur që kërkon kombinim të cilësisë, sigurisë, qëndrueshmërisë, çmimit, mendjemprehtësisë dhe politikës së veprimit në përzgjedhjen e markave që importojmë, të cilat i prezantojmë në tregun shqiptar. Ne synojmë të vazhdojmë në këtë rrugë, duke u mbështetur në fuqinë e klientëve tanë që na mundëson realizimin e kërkimeve, zhvillimin e vazhdueshëm, përmirësimin e vetes dhe shërbimeve tona. Masa jonë e suksesit? Buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Shumëllojshmëri shijesh

Përveç cilësisë dhe çmimit, markat tona ofrojnë një gamë tepër të gjerë të lëngjeve. Me përbërje të ndryshme dhe që janë duke u shtuar gjithmonë e më shumë sepse ka kombinime shijesh dhe mundësitë janë të pafundme. Duke bashkëpunuar me prodhuesit më të mirë të lëngjeve të çertifikuar dhe me burim në BE, ne ju sjellim të gjitha shijet e këndshme që bota ka për të ofruar!

Siguri & kontroll i vazhdueshëm

Në markat tona janë përdorur vetëm përbërësit më të sigurtë dhe të cilësisë më të lartë. Por siguria nuk është vetëm për përbërësit fizik. Janë eliminuar të gjitha efektet negative të mundshme që në fillim nga një proces rigoroz i përzgjedhjes. Janë zgjedhur vetëm përbërësit dhe përzierjet më të sigurta. Nëse një kompleks kimik ka patur edhe shansin më të vogël për të shkaktuar probleme, ajo është skualifikuar që në fillim. Prodhuesit e markave tona kanë bashkëpunuar edhe me EUROFINS, laboratori i analizave kimike i njohur botërisht, e me bazë në Gjermani. Kjo është natyrisht në krye të sigurisë dhe cilësisë së kontrolleve. Çdo mililitër i lëngut të markave që ne ofrojmë është i garantuar të jetë 100% i sigurtë nga prodhuesit e markave tona dhe palë të treta të pavarura. Lëngjet e markave tona, ndryshe nga shumica e lëngjeve të markave të tjera që gjenden në tregun shqiptar, nuk përmbajnë dhe nuk kanë lidhje me nitrosaminën, metalet e rënda, diazetilin, miosminën, apo kimikate të tjera që paraqesin rreziqe serioze shëndetësore. Prodhuesit e markave tona janë në kontakt të vazhdueshëm me hulumtimet ndërkombëtare të tymosjes dhe kombinojnë rezultatet për tu siguruar se nuk ka substanca të dëmshme në lëngjet e markave tona.

Përbërës të çertifikuar

Përbërësit janë aspekti më i rëndësishëm i çdo lëngu. Aromatizues, hollues ose ujë, përbërësit janë faktori kryesor që e bëjnë të suksesshëm, ose jo një lëng. Ne ruajmë kontakte të vazhdueshme me prodhuesit e markave tona ekskluzive te cilët na sigurojnë, dhe vërtetojnë se përdorin vetëm përbërës të siguruar nga kompanitë brenda BE-së dhe që janë të çertifikuar me çertifikata ISO, ashtu sic janë vetë prodhuesit e markave tona. Kjo politikë siguron që vetëm shijet e sigurta të përdoren në lëngjet tona. E njëjta gjë vlen edhe për holluesit përberës të lëngut. Vetëm klasa farmaceutike e PG dhe VG përdoren në lëngjet që ne ofrojmë. Si pjesë e angazhimit të markave tona për përsosmëri, përdoren vetëm përbërësit më të mirë në dispozicion në lëngjet rimbushëse dhe kjo përfshin edhe nikotinën. Ndërsa ka pastërti të ndryshme të përfshira në klasën farmaceutike të nikotinës, prodhuesit e markave tona përdorin vetëm klasën 99,9% nikotinë të pastër USP/EP6.0, që ka më pak se 0.5% ujë, më pak se 10 pjesë për milion në metale të rënda dhe nuk përmban miosminë. Edhe uji i përdorur është i veçantë. Si pjesë e sistemit total të menaxhimit të cilësisë (TQM), lëngjet e markave tona janë bërë me ujë të distiluar dhe për më tepër të gjithë përbërësit e lëngjeve të markave tona janë me burim brenda BE-së, i cili imponon rregulla/ligje të forta të cilësisë dhe sigurisë, ndryshe nga pjesa më e madhe e prodhuesve të markave të tjera në tregun shqiptar, të cilët, përbërësit e lëngjeve i importojnë jashtë BE-së, psh nga Kina.

Ne kemi të drejtën ekskluzive të shpërndarjes në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi për markat: HEXOcell, Natura, Pharmacig dhe Delirium.


Marka Ekskluzive Çertifikim ISO 9001

Përveç këtyre, realizojmë shpërndarjen edhe të një numri markash të tjera të ndryshme, cilësore dhe shumë të preferuara në tregun e cigareve elektronike.