Balcig Shpk ( "ne", ''e jona'', ''tona'') është i angazhuar për të mbrojtur dhe respektuar privatësinë tuaj.

Politika jonë e privatësisë dhe kushtet e përdorimit përcaktojnë bazat mbi të cilat ne do të përpunojmë të dhënat personale që mbledhim nga ju, ose që ju na i mundësoni. Ju lutem lexoni me kujdes në vijim për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe se si ne do ti trajtojmë ato.

Informacioni që mund të mbledhim nga ju

Ne mund të mbledhim dhe të përpunojmë të dhënat e mëposhtme rreth jush:
• Informacionet që ju na i mundësoni në marrëdhëniet tuaja me ne. Kjo përfshin informacionin e dhënë në kohën e regjistrimit për të përdorur faqen tonë, regjistrimin për shërbimet tona ose kërkimin e shërbimeve shtesë dhe/ose informacioneve nga ne.
• Ne gjithashtu mund t'ju pyesim për informacione, kur ju të hyni në një konkurs apo promovim të sponsorizuar nga ne dhe kur ju të raportoni një problem me faqen tonë.
• Në qoftë se ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një regjistrim të kësaj korrespondence.
• Detajet e transaksioneve që kryeni përmes faqes tonë dhe përmbushjen e porosive tuaja.
• Detajet që marrim nga referencat e kredisë dhe agjencitë e zbulimit të mashtrimeve.
• Detajet e vizitave tuaja në faqen tonë, duke përfshirë, por jo vetëm, të dhënat e shpejtësisë së internetit, të dhënat e vendndodhjes dhe burimet në të cilat ju hyni.

Adresat IP

Ne mund të mbledhim informacione në lidhje me kompjuterin tuaj, përfshirë aty ku është e rëndësishme adresa juaj IP, sistemi operativ dhe lloji i shfletuesit. Këto të dhëna janë përpunuar për qëllime të parandalimit të mashtrimit, për qëllime të ndryshme administrative dhe gjithashtu mund të përdoren nga ne për të promovuar disa oferta dhe reklama sipas vendndodhjes tuaj të përgjithshme.

Cookies

Për të njëjtën arsye, ne mund të marrim informacione në lidhje me përdorimin tuaj të përgjithshëm të internetit duke përdorur një cookie e cila është ruajtur në shfletuesin tuaj ose diskun e ngurtë të kompjuterit tuaj. Cookies janë skedarë teksti që përmbajnë informacion i cili transferohet në diskun e ngurtë të kompjuterit tuaj. Ato na ndihmojnë për të përmirësuar faqen tonë dhe për të ofruar një shërbim më të mirë dhe më të personalizuar. Disa nga cook-iet që ne përdorim janë thelbësore për operimin e kesaj faqe interneti, ndërsa të tjerat kanë për qëllim rritjen dhe personalizimin e përvojës tuaj si përdorues.

Informacioni i mbledhur nga cook-iet në faqen tonë mund të përdoret në mënyrat e mëposhtme:

• Për të përsonalizuar reklamat ose promovimet që merrni. Për shembull, në qoftë se ju keni parë për një lloj të veçantë të cigareve elektronike, ne mund të përdorim këtë informacion për të përsonalizuar çdo reklamë të mëvonshme që ju shihni. Ne gjithashtu mund të personalizojmë shërbimin tonë bazuar në llojin e sistemit kompjuterik që ju përdorni, së bashku me modelin e blerjes së konsumatorëve të tjerë të cilët mund të kenë parë për produkte të ngjashme me ju. Ne gjithashtu mund t'iu mundësojmë reklama të cilat mund të jenë përshtatur duke përdorur informacion të tillë si fjalët kyçe të kërkimit që ju përdorni në faqen tonë. Për shembull, në qoftë se ju keni kërkuar për një produkt të veçantë ose keni hyrë në faqen tonë nëpërmjet një baneri specifik apo fjalë kyçe kërkimi, ne mund t'iu paraqesim përmbajtjen dhe/ose oferta të lidhura me këtë baner apo fjalë kyçe.
• Ne mund të përdorim informacionin e shfletimit aty ku ju shkoni në faqen tonë për të kuptuar më mirë se si faqja jonë është përdorur dhe për të siguruar që ofertat e produktit që janë paraqitur për ju të jenë të vlefshme.
• Ne mund të mbledhim informacione se sa shpesh ju vizitoni faqen e internetit dhe llojin e produkteve dhe/ose shërbimeve që ju shikoni për të mundësuar matjen e popullaritetit të faqes tonë dhe ofertave të produkteve tona.

Cookies thelbësore

Këto cookies janë thelbësore në mënyrë që t'iu mundësojnë lëvizjen nëpër faqen e internetit dhe karakteristikave të tij, si aksesi në zonat e sigurta të internetit, te kujtuarit se sa larg jeni me pagën tuaj ndërkohë qe porosisni, duke u siguruar që faqja e internetit CIGARE.AL te jete e qëndrueshme në t'iu kujtuarit se çfarë është në shportën tuaj. Pa këto cookies, shumë prej funksioneve themelore të faqes tonë të internetit - gjëra që ju prisni që faqja tua mundësojë si p.sh për të plotësuar shportën tuaj të blerjeve, ne thjesht nuk mund tua japim.

Shkurtimisht - këto cookies përfaqësojnë funksionet themelore të punës së faqes së internetit.

Cookiet e përformancës

Këto cookies mbledhin informacione në lidhje me se si vizitorët e përdorin faqen tonë të internetit. Për shembull, te cilat nënfaqe vizitorët shkojnë më shpesh dhe te cilat nuk shkojnë. Ky kuptim i mundëson Balcig Shpk që vazhdimisht të përmirësojë përvojën që ofron për ju (dhe vizitorët e tjerë si ju), në mënyrë që faqja të jetë e lehtë për tu përdorur dhe të përfshijë përmbajtje që ju e gjeni të dobishme (për shembull, cookiet e performancës treguan që përdoruesit gjejnë komente me të vërtetë të dobishme dhe kështu na dha besimin se ne duhet të ofrojmë më shumë komente në çdo nënfaqe të produktit në telefona). Këto cookies nuk mbledhin informacione që identifikojnë një vizitor. Kështu që ne nuk mund t'iu identifikojmë individualisht. Të gjitha informatat që këto cookies mbledhin janë të grumbulluara dhe për këtë arsye anonime. Ky informacion përdoret vetëm për të përmirësuar mënyren si punon faqja CIGARE.AL

Shkurtimisht që këto cookies mbledhin informacione ne lidhje me vizitoret në faqen e vizituar ne mënyrë anonime.

Cookies për qëllime të funksionalitetit

Këto cookies lejojnë faqen të kujtojë zgjedhjet që ju bëni ndërkohë që shfletoni faqen (për shembull, të dhënat tuaja të hyrjes për të mundësuar dhënien e komenteve tuaja. Ato ofrojnë karakteristika më të zgjeruara dhe personale. Informacioni që ato mbledhin është anonim dhe përdorimi i tij ka të bëjë vetëm me Balcig Shpk - ato nuk mund të ndjekin aktivitetin tuaj në shfletimin e faqeve të tjera të internetit pasi ju jeni larguar nga faqja CIGARE.AL

Shkurtimisht - këto cookies mbajnë mend zgjedhjet që keni bërë për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen e internetit CIGARE.AL

Cookies për reklamim apo përzgjedhje

Këto cookies janë përdorur për të dhënë reklamat më të rëndësishme për ju dhe interesat tuaja (marrë nga analiza e sjelljes tuaj gjatë shfletimit të faqes). Ato gjithashtu ofrojnë një limit në numrin e herëve që ju mund të shihni një reklamë. Duke shpresuar në ndalimin e atyre që janë duke u bërë të bezdisshme dhe të përsëritura. Këto cookies kujtojnë se ju keni vizituar CIGARE.AL, gjejnë ata produkte që ju mund të keni parë dhe ky informacion mund të ndahet me partnerët tanë të reklamave. Nëse ju shikoni një lajmërim nga CIGARE.AL, pasi keni lënë faqen tonë dhe po shfletoni faqet e tjera në internet dhe që në mënyrë magjike duket se kupton se çfarë iu ka interesuar më parë juve (ju shfletuat një artikull të veçantë në këtë faqe), atëherë kjo është mundësuar nga cookiet e përzgjedhjes.

Shkurtimisht, këto cookies mbledhin informacione në lidhje me zakonet e shfletimit tuaj në mënyrë që të bëjnë reklama më të rëndësishme për ju.

Duke përdorur këtë faqe, ju bini dakort me përdorimin e cookies nga ana jonë në mënyrën e përshkruar më sipër. Nëse ju nuk dëshironi të merrni reklama të përsonalizuara, ju mund të tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë duke ndryshuar parametrat e shfletuesit tuaj për të refuzuar cookies.
Ju lutem vini re se nuk është një ide e mirë për të refuzuar të gjitha cookiet pasi kjo mund t’iu ndalojë nga përdorimi i plotë i kësaj faqeje.

Ku i ruajmë të dhënat tuaja personale

Të dhënat që ne mbledhim nga ju mund të transferohen dhe të depozitohen në një destinacion jashtë Shqipërisë. Ato gjithashtu mund të përpunohen nga punonjësit që veprojnë jashtë vendit te cilët punojnë për ne, ose për furnizuesit tanë. Këto punonjës janë të angazhuar, ndër të tjera, në përpunimin e të dhënave tuaja të pagesës dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse. Këtu ne do të sigurojmë që kemi kontratat e nevojshme dhe mekanizmat e tjerë për të siguruar që të dhënat tuaja vazhdojnë të trajtohen në përputhje me dispozitat e ligjit. Duke dërguar të dhënat tuaja personale, ju pranoni këtë transferim, ruajtjen ose përpunimin e të dhënave.

I gjithë informacioni që ju ofroni për ne është i ruajtur në servera të sigurtë. Çdo transaksion pagese do të jetë i koduar duke përdorur teknologjinë SSL. Ne u japim ose ju zgjidhni një fjalëkalim i cili ju mundëson hyrjen në pjesë të caktuara të faqes tone. Ju jeni përgjegjës për të mbajtur këtë fjalëkalim konfidencial. Ne ju kërkojmë të mos ndani fjalëkalimin me askënd.

Përdorimet e informacionit

Ne përdorim informacionin e mbajtur në lidhje me ju në mënyrat e mëposhtme:

• për t'iu mundësuar mallrat dhe/ose shërbimet që ju keni porositur
• për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit, krimit dhe pastrimit të parave
• për të kontrolluar identitetin tuaj
• për të gjetur dhe mbuluar borxhet
• për kredi dhe shërbime të tjera të kreditit dhe për të menaxhuar llogaritë tuaja
• për të rinovuar të dhënat tona për ju
• për të bërë kontrolle të kreditit, mashtrimit dhe identitetit mbi ju(kur është e nevojshme)

Përveç kësaj, Balcig Shpk mund të përdorë informacionin tuaj personal për kërkime dhe analiza statistikore, për të zhvilluar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.

Ju gjithashtu do të keni mundësi për të na dhënë pëlqimin për t’iu kontaktuar me postë, e-mail, telefon, SMS ose MMS kohë pas kohe, herë pas herë në lidhje me produktet dhe shërbimet të cilat Balcig Shpk dhe palët e treta të përzgjedhura me kujdes besojnë që mund të jenë me interes për ju.

Nëse ju jeni një klient ekzistues, ne mund të lidhemi me ju me mjete elektronike(email ose SMS) me informacione në lidhje me mallrat dhe shërbimet të ngjashme me ato të cilat kanë qenë objekt i një shitjeje të mëparshme me ju.

Nëse ju nuk dëshironi që ne të përdorim të dhënat tuaja në këtë mënyrë, ju lutem na telefononi në 068 60 70 700. Përndryshe, ju mund të na shkruani në CIGARE.AL.

Zbulimi i informacionit tuaj

Ne mund të zbulojmë informacionin tuaj personal tek çdo anëtar i Balcig Shpk.
Ne mund të zbulojmë informacionin tuaj personal tek palë të treta:

• Në rast se ne shesim apo blejmë ndonjë biznes ose aset, rast në të cilin ne mund të zbulojmë të dhënat tuaja personale tek shitësit dhe blerësit e mundshem të biznesit apo aseteve dhe
• në qoftë se ne jemi të detyruar të zbulojmë ose të ndajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të jemi në përputhje me ndonjë detyrim ligjor, ose në mënyrë që të zbatojmë ose të aplikojmë kushtet tona të përdorimit.

Ne gjithashtu mund të ofrojmë informacione në lidhje me marrëdhëniet tona me ju për referencë të kreditit dhe agjencitë e parandalimit të mashtrimit. Për hollësi të plota në lidhje me palët e treta tek të cilat të dhënat tuaja mund të jenë të publikuara dhe se si ata mund ti përpunojnë këto të dhëna, ju lutem shikoni në tërësi këto terma dhe kushte.

Ndryshimet në politikën tonë të privatësisë

Çdo ndryshim që ne mund të bëjmë në politikën tonë të privatësisë në të ardhmen do të postohet ketu dhe kur është e përshtatshme, u njoftohet juve në email.

Kontakto

Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet t'i drejtohen Balcig Shpk.

Loading...
Please wait...