Ne ju ofrojmë disa mënyra pagese të thjeshta dhe të sigurta. Ju mund të zgjidhni cilëndo mënyrë pagese që preferoni gjatë procesit të blerjes.

Pagesë në dorë te korrieri

Pagesa bëhet me para në dorë. Ky shërbim ofrohet vetëm për klientët që ndodhen brenda qytetit të Tiranës dhe është shumë i sigurtë dhe i shpejtë. Ju bëni pagesën për artikujt e porositur vetëm pasi të jenë dorëzuar në duart tuaja.

Transfertë në llogaritë tona bankare

Kjo mënyrë pagese është gjithëpërfshirëse. Mund të përdoret nga të gjithë, kudo që ndodhen në republikën e Shqipërisë. Në qoftë se gjatë procesit të blerjes ju zgjidhni të paguani nëpërmjet transfertave bankare, do ju shfaqen llogaritë në lekë dhe euro, ju mund të zgjidhni njërën nga mënyrat që dëshironi. Të dyja llogaritë janë nga BKT dhe të regjistruara në emër të Balcig shpk. Kjo mënyrë pagese është shumë e sigurtë dhe në përputhje me kontratën tonë, ne ju kthejmë mbrapsht paratë nëse ne nuk i përmbushim kushtet dhe premtimet tona.

BKT
IBAN Euro: AL54 2051 1344 0006 04CL PRCF EURU
IBAN Lekë: AL55 2051 1344 0006 04CL PRCL ALLO

Transfertë nëpërmjet PayPal

Mënyra më e shpejtë dhe e sigurt për pagesa është interneti sot për sot. Të dhënat tuaja financiare ruhen ne serverat e PayPal dhe nuk zbulohen kur bëni pagesën për artikujt e porositur. Nëpërmjet PayPal ju mund te zgjidhni të paguani nga një llogari ose karte krediti/debiti pa u regjistruar. Ne nuk mund të tërheqim lekët që ju depozitoni për blerjen tuaj nëse nuk kemi përmbushur të gjitha detyrimet për të cilat ju paguani.

Mënyra të tjera

Ju lutemi na kontaktoni nëse dëshironi të paguani me një tjetër mënyre pagese dhe në varësi të rastit ne mund të konsiderojmë të pranojmë pagesën nëpërmjet mënyrës që ju dëshironi.