PAKET - PHARMACIG CLS

2 990,00 Lekë
Në Gjëndje
SKU
KITPHARCLSBDC
Pharmacig CLS është një cigare shumë e qëndrueshme, dhe me nivel të lartë përformance, që është tërheqëse fizikisht, dhe e lehtë për t'u përdorur. Pharmacig CLS është mjaft unike për shkak se u përshtatet njësoj si tymuesve pa përvojë, ashtu edhe atyre me përvojë.
  • Pershkrimi
  • Vlerësimet

Pharmacig CLS është një cigare shumë e qëndrueshme, dhe me nivel të lartë përformance, që është tërheqëse fizikisht, dhe e lehtë për t'u përdorur. Pharmacig CLS është mjaft unike për shkak se u përshtatet njësoj si tymuesve pa përvojë, ashtu edhe atyre me përvojë. Për tymuesit e rinj, Pharmacig CLS ofron një mënyrë të pamundimshme për të hequr dorë nga duhanpirja. Për tymuesit me përvojë, Pharmacig CLS ofron një bateri jetëgjatë, të pajisur me sistem të dyfishtë anti-rrjedhje, fitila pambuku japonez 100% organik, unaza nikromi të prodhimit të fundit, dhe aftësinë për të përdorur klearomizatorin më vete në nivele të prodhimit mes 3.3V-4.4V ( 6W-12W).

  • Fitila 100% pambuk organik japanez
  • Rezistenca të teknologjisë bazë
  • Rezistenca mbështjellëse nikel kromi të prodhimit të fundit
  • Sistem i dyfishtë anti-rrjedhje i patentuar
  • Poli atomizator vetë-rregullues
  • Mbrojtje e dyfishtë e lidhjes së shkurtër 1.6Ω
  • Përputhshmëri 510/ego Cross

Bateria Pharmacig CLS përmban qeliza litium-joni me cilësi të lartë, të rikarikueshme, dhe të projektuara posaçërisht për jetëgjatësi të lartë. Qelizat e jonit të litiumit qëndrojnë të karikuara më gjatë, në mënyrë që bateria të nevojë për tu karikuar sa më rrallë. Për të ndezur ose fikur baterinë, ju duhet të klikoni butonin e ndezjes pesë herë në dy sekonda. Bateria vjen pjesërisht e karikuar; ju lutem, përdoreni atë deri sa karikimi të mbarojë, dhe pastaj lëreni të karikohet plotësisht për rreth gjashtë orë. Atomizatori Pharmacig CLS ofron një përformancë të shkëlqyer në aspektin e vëllimit të avullit, dhe transmetimit të shijes nga e lëngshme në avull.

Mbushja me lëng është e lehtë gjithashtu. Së pari, ktheni atomizatorin me kokë poshtë. Hiqni kapakun e bazës së atomizatorit, dhe ndajeni atë nga trupi i atomizatorit duke e kthyer atë kundër drejtimit të akrepave të orës (mos përdorni forcë të tepruar, aplikimi i forcës normale është i mjaftueshëm). Tubi i argjendit në mes është pjesa nëpër të cilën udhëtojnë avujt. Sigurohuni që të mos ketë lëng në tub. Për rezultate më të mira, gjatë mbushjes, mbajeni majën e shishes me lëng në mes të dhomës së lëngut dhe tubit të argjendë. Ne rekomandojmë të lini një pjesë të vogël të dhomës së lëngut bosh. Pasi të jetë mbushur dhoma, pastroni pjesën e derdhur (nëse ka), dhe vidhosni bazën atomizatore përsëri mbi trupin atomizator duke e kthyer atë në drejtim të akrepave të orës (përsëri, mos përdorni forcë të tepruar, aplikimi i forcës normale është i mjaftueshëm). Ju tani mund të vendosni atomizatorin brenda baterisë, por mos e përdorni atë menjëherë. Lëreni për 2-3 minuta në mënyrë që fitilat të jenë të ngopur plotësisht, kjo do të optimizojë përformancën e avullit.

Write Your Own Review
Vetëm klientët e regjistruar mund të japin vlerësime. Ju lutem, hyni ose regjistrohuni.
Loading...
Please wait...