PAKET - DELIRIUM SWISS V2

3 550,00 Lekë
Në Gjëndje
SKU
KITDELIRIUMSWISSSLIMV2650
Swiss & Slim 2 është evolucioni jashtëzakonisht i suksesshëm i Swiss & Slim. Është cigare elektronike shumë jetëgjatë, me nivel të lartë të përformancës, fizikisht tërheqëse dhe e lehtë për tu përdorur. Swiss & Slim 2 është mjaft unike, sepse u bën punë njësoj si përdoruesve të rinj dhe atyre me përvojë.
  • Pershkrimi
  • Vlerësimet

Swiss & Slim 2 është evolucioni jashtëzakonisht i suksesshëm i Swiss & Slim. Është cigare elektronike shumë jetëgjatë, me nivel të lartë të përformancës, fizikisht tërheqëse dhe e lehtë në përdorim. Swiss & Slim 2 është mjaft unike, sepse u bën punë njësoj si përdoruesve të rinj dhe atyre me përvojë. Për përdoruesit e rinj, Swiss & Slim 2 ofron një mënyrë të pamundimshme për të bërë largimin nga cigaret e duhanit. Për përdoruesit me përvojë, Swiss & Slim 2 ofron një bateri që zgjat, sistem të dyfishtë anti-rrjedhje të patentuar, fitila 100% pambuku organik japonez, rezistenca mbështjellëse nga nikel kromi të prodhimit më të ri dhe aftësinë për të përdorur clearomizatorin veçmas me nivele të prodhimit midis 3.3V - 4.4V (6W - 12W).

  • Fitila 100% pambuku organik japonez
  • Rezistenca të teknologjisë bazë
  • Rezistenca mbështjellëse nga nikel kromi të prodhimit të fundit
  • Sistem i dyfishtë anti-rrjedhje i patentuar
  • Pol Atomizator vetë-rregullues
  • Mbrojtje e dyfishtë e lidhjes së shkurtër 1.6Ω

Swiss & Slim 2 përmban bateri të rikarikueshme me jone litiumi të cilësisë së lartë projektuar posaçërisht për jetë të gjatë. Qelizat e jonit të litiumit qëndrojnë të karikuar më gjatë, në mënyrë që bateria të ketë nevojë për tu karikuar më rrallë. Për të ndezur ose fikur baterinë, ju duhet të klikoni butonin e ndezjes/fikjes pesë herë në dy sekonda. Bateria vjen pjesërisht e karikuar. Ju lutem, përdoreni atë deri sa karikimi të mbarojë dhe pastaj lëreni të karikohet plotësisht për rreth gjashtë orë. Atomizatori Swiss & Slim 2 ofron një performancë të shkëlqyer në aspektin e vëllimit të avullit dhe transformimit të shijes nga e lëngshme në avull.

Mbushja është e lehtë gjithashtu. Së pari, ktheni atomizatorin me kokë poshtë. Hiqni kapakun e bazës së Atomizatorit dhe ndajeni atë nga trupi i Atomizatorit duke e rrotulluar atë kundër drejtimit të akrepave të orës (mos përdorni forcë të tepruar, aplikimi i forcës normale është i mjaftueshëm). Tubi i argjendit në mes është pjesa nëpër të cilën udhëtojnë avujt. Sigurohuni që të mos ketë lëng në tub. Për rezultate më të mira, mbajeni majën e shishes me lëng në mes të mbajtëses dhe tubit të argjendë gjatë mbushjes. Ne rekomandojmë të lini një pjesë të vogël të mbajtëses pa lëng. Pasi mbajtësja e lëngut është mbushur, pastroni pjesën e derdhur (nëse ka) dhe vendoseni bazën atomizatore përsëri mbi trupin Atomizator duke e rrotulluar atë në drejtim të akrepave të orës (përsëri, mos përdorni forcë të tepruar, aplikimi i forcës normale është i mjaftueshëm). Ju tani mund të vendosni atomizatorin brenda baterisë, por mos e përdorni atë menjëherë. Lëreni për 2-3 minuta në mënyrë që fitilat të jenë të ngopur plotësisht, kjo do të optimizojë përformancën e avullit.

Write Your Own Review
Vetëm klientët e regjistruar mund të japin vlerësime. Ju lutem, hyni ose regjistrohuni.
Loading...
Please wait...