Termat dhe Kushtet e Shitjes

Me blerjen ose porositjen e artikujve dhe/ose shërbimeve, ju pranoni tu përmbaheni termave dhe kushteve te përcaktuara më poshtë. Para bërjes se porosisë tuaj, nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto kushte ju lutem na kontaktoni nëpërmjet faqes tonë CIGARE.AL, ose na telefononi në numrin 068 60 70 700.

"Balcig" do të thotë Balcig Shpk;
"Kushtet" nënkuptojnë termat dhe rregullat;
''Mallrat'' do të thotë çdo mall që blini nën këto kushte;
''Shërbime pa abonim'' cdo shërbim tjetër që nuk është shërbim i abonuar;
''Informacione Personale'' do të thotë të dhënat e ofruara nga ju për ne;
"Shërbime" do të thotë shërbime të porositura ose porosi të tjera nën këto kushte;
''Shërbime me abonim'' do të thotë shërbime për të cilat regjistroheni në mënyrë të vazhdueshme, për shembull shërbimet për mbështetje teknike;
"E jona/tonë/ne" do të thotë Balcig Shpk, një kompani e regjistruar në Shqipëri, nën niptin L61628017K, me zyrë qendrore që gjendet në Tiranë, Njësia Nr. 10, Rruga Islam Alla, Pallati 67, Shkalla 3, Kati 4, Aprtamenti 3;
"Faqe interneti" do të thotë faqja e internetit CIGARE.AL, ose çfarëdo faqe tjetër që mund të zëvendësojë atë; dhe
"Ti/juaj" do të thotë personi që bën porosinë, ose ndryshe blerjen e artikujve ose shërbimeve.

1. Të drejtat dhe obligimet

1.1. Ju ndërmerrni:

1.1.1. të paguani shumat përkatëse kundrejt nesh në kohën e duhur;

1.1.2. që informacioni personal të jetë i vërtetë, i saktë, aktual, dhe i plotë në të gjitha aspektet;
1.1.3. të na njoftoni menjëherë për çdo ndryshim të Informacionit Personal duke përdorur detajet e kontaktit; dhe
1.1.4. të mos shtireni si një person apo subjekt tjetër, ose të përdorni një emër të rremë.

1.2. Ne kemi të drejtën për të modifikuar çmimin ose përmbajtjen, apo për të tërhequr, përkohësisht ose përgjithmonë, disa ose të gjithë artikujt ose shërbimet e disponueshme. Ne gjithashtu kemi të drejtën për ti ndryshuar apo për të shtuar pika në këto kushte herë pas here.
1.3. Deri në momentin qe ju te keni bërë një porosi për artikuj ose shërbime, ose të jeni regjistruar tek ndonjë nga shërbimet e abonimit, apo të jeni në periudhen gjatë të cilës këto ndryshime nuk kanë hyrë në fuqi, ne nuk jemi të detyruar t'iu njoftojmë për çdo modifikim ose tërheqje të tillë.
1.4. Herë pas here gjithashtu mund të na duhet të bëjmë ndryshime në karakteristikat e ndonjë shërbimi apo artikulli për:

 

1.4.1. Të qëndruar në përputhje me çdo proces sigurie të aplikueshëm ose ndonjë kërkesë tjetër ligjore; ose
1.4.2. Ta bërë këtë të fundit të pasqyrojë ndryshimet në specifikimet e prodhuesit,
por ne do të përpiqemi të sigurojmë që ndryshimet e tilla nuk do të zvogëlojnë cilësinë ose përformancen e një artikulli dhe/ose shërbimi të tillë. Aty ku keni bërë një porosi për të patur një artikull dhe/ose shërbim, dhe ndryshime të tilla janë të konsiderueshme, ne do t'iu njoftojmë paraprakisht për të siguruar që ju ende dëshironi të vazhdoni me procesin e porositjes.

1.5. Mallrat dhe shërbimet pa abonim:

1.5.1. Ju do të jeni subjekt i politikave dhe kushteve në fuqi në kohën që ju bëni porositjen, ose blerjen e artikujve apo shërbimeve pa abonim, nëse ne jemi të detyruar me ligj për të bërë ndryshime tek këto kushte që zbatohen në mënyrë paravepruese. Nëse kjo ndodh, këto ndryshime do të zbatohen për çdo porosi që nuk është përmbushur ende, kur porosia është në procesin e realizimit, edhe në qoftë se porosia juaj ishte realizuar para këtyre ndryshimeve.
1.5.2. Ne nuk do të tërheqim nga qarkullimi apo të modifikojmë në dëm të konsiderueshëm kundrejt jush ndonjë prej artikujve apo shërbimeve pa abonim për të cilët ne kemi pranuar një porosi nga ju, përveç rastit kur një modifikim ose tërheqje e tillë është e nevojshme si rezultat i ngjarjeve jashtë kontrollit tonë të mundshëm.
1.5.3. Blerja e programeve komjuterike është subjekt i pranimit tuaj të kushteve të çdo përdoruesi të fundit, dhe/ose marrëveshje të licensimit në lidhje me programe të tillë.
1.6 Periudha kohore e vlerësuar për dorëzimin e artikujve ose kryerjen e shërbimeve është e përcaktuar dhe fikse, dhe vonesat mund të lindin vetëm për shkak të çështjeve jashtë kontrollit tonë të mundshëm.

2. Porositë

2.1 Artikujt dhe shërbimet janë në dispozicion vetëm për individët të cilët ne, me maturinë tonë absolute, i konsiderojmë të drejtë. Kriteret e përshtatshmërisë përfshijnë, pa kufizim, ata, aplikimet e të cilëve janë të pranueshme për ne, dhe ata që banojnë në Shqipëri. Shërbimet që vijnë me kontrata me afat janë në dispozicion vetëm për individët të cilët janë 18 vjeç ose me shumë, dhe duke bërë porositjen e shërbimeve të tilla, ju konfirmoni që jeni 18 vjeç ose me shumë.
2.2 Kur kërkohet nga ne, ju duhet të jepni emrin tuaj, numrin e telefonit, adresën, detajet e pagesës, dhe informacione të tjera të kërkuara.
2.3 Çdo porosi e bërë nga ju do të trajtohet si një ofrim për të blerë artikujt, ose shërbimet me të cilët lidhet porosia juaj. Kontrata do të përfundojë vetëm kur të dërgohen artikujt, të fillojë ofrimi i shërbimeve (sipas rastit), ose kur marrim ndonjë pagesë të caktuar nga ju (sipas metodës tuaj të pagesës), cilado që ndodh më përpara.
2.4 Ju duhet ta dini se çdo njohje e automatizuar qe bëhet kur ju vendosni bërjen e një porosie në internet nuk do të përbëje pranimin tonë të ofrimit tuaj për të blerë.
2.5 Ne mund të, në liri të plotë veprimi, limitojmë, kufizojmë, ose refuzojmë ndonjë porosi të vendosur në çdo kohë para se kontrata të ketë përfunduar. Kur kjo të ndodhë, ne do të përpiqemi të lidhemi me ju. Ne gjithashtu kemi të drejtën për të kufizuar ose ndaluar shitjet për agjentët e shitjes, apo për njësitë ekonomike, që ne besojmë, që po i përdorin artikujt apo shërbimet për të përfituar në mënyrë jo korrekte.

3. Çmimi dhe pagesat

3.1 Çmimi i artikujve ose shërbimeve (nëse ka) do të jetë çmimi për te cilin ne ju informojmë para se të pranojmë porosinë tuaj. Çmimet përfshijnë TVSH-në me normat aktuale, vetëm nëse shprehet ndryshe.
3.2. Nëse ju nuk bëni ndonjë pagesë në kohën e duhur, atëherë, pa rënë ne kundërshtim me ndonjë të drejtë që ju mund të keni, ne mund të:
3.2.1 anulojmë kontratën në të cilën keni porositur artikuj apo shërbime pa abonim;
3.2.2 në çdo rast, të aplikojme një interes të caktuar (para dhe pas çdo gjykimi) mbi shumën e papaguar, në masën 10% për çdo muaj kalendarik, derisa pagesa të jetë bërë në mënyrë të plotë (një pjesë e muajit trajtohet si një muaj i plotë me qëllimin e llogaritjes së interesit).
3.3 Ju konfirmojmë që metoda e pagesës që ju përdorni vendoset nga ju.
3.4 Metodat e pagesës janë subjekt i kontrolleve të vlefshmërise dhe të autorizimit, dhe ne nuk do të jemi përgjegjës për çdo vonesë ose mos-dorëzim të shkaktuar nga dështimi i kontrolleve ose autorizimeve të tillë.
3.5 Pasi artikujt që keni porositur iu janë dorëzuar dhe/ose janë marrë nga ju, i gjithë rreziku i dëmtimit ose humbjes së artikujve do të kalojë te ju.
3.6 Pavarësisht marrjes së artikujve nga ju, kalimit të rrezikut apo ndonjë dispozite tjetër nga këto kushte, pronësia nuk do të kalojë, deri sa ne të kemi marrë pagesën në mënyrë të plotë të artikujve.
3.7 Për aq kohë sa pronësia të kaloje te ju, ju duhet ti lini artikujt në emrin tone, ti mbani ata të sigurtë, të identifikohen nën pronësine tonë, dhe ne kemi të drejtë tu kërkojmë që të na i ktheni artikujt.

4. Anulimi, Kthimi, dhe Shkëmbimi

4.1 Pa cënuar të drejtat tona, në qoftë se njëra palë thyen pikat e këtyre kushteve në ndonjë mënyrë materiale, pala tjetër mund të shkepusë marrëveshjen duke i dhënë njoftim me shkrim palës tjetër per 7 ditë.
4.2 Në situata të caktuara, mund të jemi të përgatitur për t'iu dhënë rimbursim apo shkëmbim të artikujve, nëse ju ndryshoni mendjen tuaj. Për detaje mbi politikën tonë të kthimit dhe shkëmbimit ju lutem vizitoni faqen tonë CIGARE.AL, ose na telefononi në 068 60 70 700 për më shumë detaje.
4.3. Artikujt dhe/ose shërbimet e porositura online ose vetëm nëpërmjet telefonit
4.3.1 Konsumatorëve që porosisin artikujt apo shërbimet në distancë (si nëpërmjet telefonit ose internetit), u anulohen disa të drejta të caktuara te Rregullores së Mbrojtjes së Konsumatorit.
4.3.2 Ju mund të anuloni çdo porosi për shërbime në çdo kohë brenda 7 ditëve pune nga dita pas bërjes së porosisë tuaj, megjithatë, ju nuk mund ta anuloni një herë pasi ne të kemi filluar ofrimin e ndonjë pjese të këtyre shërbimeve për ju sipas marrëveshjes me ju.
4.3.3 Ju mund të anuloni çdo porosi për artikuj ne formatin audio, video, ose programe dixhitale, në çdo kohë brenda 7 ditëve pune nga dita pas pranimit të artikujve tuaj pa asnjë detyrim kundrejt nesh.
4.3.4 Një ditë pune është çdo ditë përveç të shtunës dhe të dielës dhe festave zyrtare në Shqipëri.
4.3.5 Ju mund të anuloni porosinë tuaj duke telefonuar në 068 60 70 700.
4.3.6 Nëse anuloni një porosi për artikuj, ata duhet të kthehen tek ne brenda një periudhe të arsyeshme, të plotë (me çdo pajisje shtesë, manual përdorimi, ose sende të tjera që shoqërojne artikullin), në paketimin origjinal, të padëmtuar, dhe me provën e blerjes. Nëse ju nuk i ktheni artikujt në këtë gjendje, ne mund të marrim pagesa nga ju për shpenzimet që kryejmë në marrjen e artikujve nga ju (të cilat mund të jenë të konsiderueshme), ose marrim vetëm vlerën e shitjes me pakicë për të gjithë sendet e humbur apo dëmtuar.
4.3.7 Përveç rastit kur marrja e artikujve ka qënë e rregulluar me marrëveshje, ju duhet ti ktheni artikujt, në cdo rast me koston tuaj. Është përgjegjësia juaj për të siguruar që artikujt na jane dorëzuar, dhe ne ju rekomandojmë, sipas nevojës, përdorimin e dorëzimit të veçantë për artikujt.
4.3.8 Në rastet kur kemi rënë dakord për të marre artikujt nga ju, ju duhet të siguroni që ata janë të disponueshëm për tu dorëzuar në kohën për të cilën ne kemi rënë dakort.
4.3.9 Është detyra juaj ti mirëmbani artikujt derisa ti marrim ne, dhe është në përgjegjësine tuaj të siguroni që artikujt nuk janë dëmtuar, gjatë kohës që po transportohen me mjetin e vendosur nga ju.
4.3.10 Ju keni të drejtë të kontrolloni çdo artikull të porositur nga ju, siç do të bënit në një dyqan. Megjithatë, në qoftë se ju i përdorni artikujt, ju mund të humbni të drejtën për të anuluar blerjen tuaj. Përdorimi përfshin, por jo vetëm kaq, përdorimin e çdo funksionaliteti të artikujve. Ne kemi të drejtën për tu ngarkuar juve për vlerën e artikujve të kthyer të cilët janë përdorur ose dëmtuar, ndërsa ishin në zotërimin tuaj, deri në vlerën e plotë të kostos së artikujve.
4.3.11 Nëse anuloni porosinë tuaj në përputhje me dispozitat e pikës 4.3, ne do tu kthejmë shumat e paguara nga ju në lidhje me porosinë tuaj (minus kostot tona, nëse ne do të na duhet të rikuperojme ndonjë artikull të kthyer nga ju sipas pikës 4.3.7), brenda 30 ditëve.

5. Informacioni juaj personal

5.1 Ne kemi nevojë të mbledhim informacione të caktuara personale për tu mundësuar ju artikujt dhe/ose shërbimet.
5.2 Ju pranoni se ne mund të përdorim, përditësojmë, shpërndajmë, dhe/ose shqyrtojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me politikën tonë te privatësisë. Politika jonë e privatësise u vihet ne dispozicion sipas kërkesës tuaj duke na kontaktuar në faqen tonë të internetit CIGARE.AL.
5.3 Ju gjithashtu do të keni mundësi për të na dhënë pëlqimin për t’iu kontaktuar me postë, e-mail, telefon, SMS ose MMS, herë pas here në lidhje me artikujt dhe shërbimet të cilat Balcig Shpk dhe palët e treta të përzgjedhura me kujdes besojnë që mund të jenë me interes për ju. Ju mund të bëni ndryshime në preferencat tuaja të marketingut në çdo kohë duke telefonuar në 068 60 70 700 ose duke iu drejtuar me shkrim Balcig Shpk.

6. Kufizimi i përgjegjësisë

6.1 Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëm te shkaktuar nga ne në këto rrethana:
6.1.1 nuk ka asnjë shkelje të një detyrimi ligjor të kujdesit tonë kundrejt jush; dhe/ose
6.1.2 humbje ose dëmtim i tillë që nuk është teknikisht i parashikueshëm.
6.2. Ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim të shkaktuar tërësisht ose kryesisht nga shkelja juaj e këtyre kushteve.
6.3 Përgjegjësia jonë nuk përfshin në asnjë rast humbjet e lidhura me ndonjë biznes të klientit, duke përfshirë por jo vetëm, të dhënat e humbura, humbjen e fitimit, ose ndërprerjen e biznesit.
6.4 Asnjë në këto kushte nuk do të:
6.4.1 përjashtojë ose kufizojë përgjegjësinë tonë për vdekjen ose dëmtimin personal që rezulton nga veprimet apo mosveprimet tona, apo ato të ekipit tonë, agjentëve, ose të punësuarve; ose
6.4.2 kufizojë të drejtat tuaja si konsumatorë në bazë të ligjit në fuqi në Shqipëri.
6.5 Të gjitha shërbimet ofrohen në baza tregtare të arsyeshme. Edhe pse ne i ofrojmë shërbimet te matur teknikisht dhe me kujdes, ne nuk u garantojmë që shërbimet do të përmbushin kërkesat tuaja me përpikmëri, ose qe ata do të jenë gjithmonë të disponueshëm.
6.6 Artikujt, që me tej, janë shitur në përputhje me kushtet, dhe që janë subjekt i tyre, janë pjesë e çdo garancie të dhënë nga prodhuesi i artikujve. Kjo përfaqëson një pjesë të të drejtave tuaja në lidhje me artikujt që janë të dëmtuar, ose që nuk përputhen me standardet e kërkuara me ligj.
6.7 Çdo pjesë e pikës 6 vepron më vete. Nëse ndonjë pjesë është e palejueshme, ose nuk është efektive, pjesët e tjera do të vazhdojnë të zbatohen edhe pasi marrëveshja jonë të ketë përfunduar apo te jetë anuluar.

7. Në përgjithësi:

7.1 Ngjarje përtej kontrollit të arsyeshëm të ekipit tonë: Nëse asnjë prej nesh nuk mund të bëje atë që kemi premtuar për shkak të diçkaje përtej kontrollit tonë të arsyeshëm si rrufeja, përmbytjet, moti jashtëzakonisht i rëndë, zjarri, shpërthimi, lufta, trazirat civile, mosmarrëveshjet industriale, veprimet ose mosveprimet e personave për të cilët nuk jemi përgjegjës, apo aktet e pushtetit lokal apo qendror, apo organet e tjera kompetente, pala jonë nuk do të jetë përgjegjëse për këtë.
7.2 Palët e Treta: Askush, përveç jush dhe nesh nuk mund të përfitojë nga këto kushte të kontratës (Të drejtat e palëve të treta).
7.3. Detyrat: Ju nuk mundeni, por ne mund, të caktojmë, të kërkojmë ose ndryshe, të vendosim të drejtat tona në bazë të këtyre kushteve. Çdo përpjekje nga ju për të bërë këtë do të jetë e pavlefshme.
7.4 Ligji drejtues: Këto kushte drejtohen nga ligji shqiptar dhe nëse ju nuk jeni të kënaqur me mënyren se si ne merremi me çdo mosmarrëveshje dhe dëshironi të përfshini procedurat gjyqësore, duhet ta bëni këtë brenda rrethit të Tiranës, Republikës së Shqipërise.
7.5 Secila nga pikat e këtyre kushteve funksionon më vete. Nëse ndonjë pikë është e palejueshme, ose nuk është efektive, pikat e tjera do të vazhdojnë të zbatohen edhe pasi marrëveshja jonë të ketë përfunduar apo te jetë anuluar.
7.6 Kontrolli i bisedave telefonike: Mund të monitorohen ose regjistrohen thirrjet tuaja për qëllime të biznesit tonë. Thirrjet në numrat tanë të shërbimit të klientit kanë koston e një thirrje lokale sipas standarteve te caktuara, thirrjet me ofruesit e tjerë mund të kenë tarifa të tjera, dhe thirrjet nga celularët mund të kushtojnë në mënyrë të konsiderueshme më tepër.

8. Trajtimi i ankesave dhe dërgimi i vërejtjeve

8.1 Nëse dëshironi të bëni një ankesë ju mund ta bëni këtë në mënyrën e mëposhtme:
8.1.1 duke telefonuar në numrin 068 60 70 700
8.1.2 me shkrim në faqen tonë të internetit CIGARE.AL; ose
8.2 Nëse keni nevojë të na dërgoni një vërejtje në lidhje me këto kushte ju mund ta bëni në këtë mënyrë:
8.2.1 me postë në Zyrën e Mbrojtjes së të Dhënave, Balcig Shpk.
8.3 Prova e dërgimit nuk garanton marrjen e njoftimit tuaj nga ne. Ju duhet të siguroheni që keni marrë një vërtetim nga ne, të cilin duhet ta ruani.

Kushtet e Përdorimit

Mirë se vini në faqen e Balcig Shpk për rregullat dhe kushtet e përdorimit.

Këto kushte dhe rregulla iu vihen në dispozicion në faqen e internetit CIGARE.AL, dhe duke hyrë në këtë faqe interneti, ju pranoni të njiheni me termat dhe kushtet e përcaktuara më poshtë. Para se ju të bëni një porosi, në qoftë se ju keni ndonjë pyetje në lidhje me këto terma dhe kushte ju lutemi kontaktoni përfaqësuesit tanë të shërbimit ndaj klientit duke telefonuar në numrin 068 60 70 700 mes 10:00-18:00 (ju lutem vini re se të gjitha telefonatat me përfaqësuesit tanë të shërbimit ndaj klientit mund të regjistrohen për qëllime të monitorimit dhe përmirësimit të cilësisë).

Balcig Shpk nuk i jep asnjë autoritet (qoftë të nënkuptuar apo të shprehur) palëve të treta për të linkuar, shfaqur imazhe te çdo lloj, ose përmbajtje e cila shfaqet në faqen tonë të internetit, ose paraqitjen e markave tregtare të kompanive në ndonjë link pa miratimin e shprehur të Balcig Shpk.

"Kushtet" do të thotë këto terma dhe kushte dhe "Kushtet e veçanta";

"Artikuj" do të thotë artikujt e shfaqur për shitje në faqen e internetit;

"Shitjet në internet" do të thotë shitje e artikujve dhe kryerjen e shërbimeve nëpërmjet internetit;

"Informacione Personale" do të thotë të dhënat e ofruara nga ju kur regjistroheni;

"Përshkrimi i produktit" nënkupton atë pjesë të faqes së internetit, ku jepen terma dhe kushte te caktuara te lidhura me artikuj individual apo me shërbime;

"Shërbime" do të thotë shërbimet e shfaqur për shitje në faqen e internetit;

"Kushtet e veçanta" do të thotë termat dhe kushtet në përshkrimin e produktit të përmendur në pikën 8.1;

"Përdoruesit" do të thotë përdoruesit e internetit kolektivisht;

"Informacioni i Përdoruesit" do të thotë të dhënat e ofruara nga ju në çdo kërkesë për të blerë artikuj ose shërbime nga ne nëpërmjet internetit;

"E jona/tonë/ne" do të thotë Balcig Shpk.

"Faqe interneti" nenkupton faqen e internetit e vendosur CIGARE.AL, apo ndonjë faqe tjetër e mëvonshme që mund të zëvendësojë atë; dhe

"Ti/Juaj" do të thotë përdorues i faqes së internetit.

KOMUNIKIMI

Ju lutemi lexoni të gjitha seksionet e mëposhtme për të kuptuar rreziqet e komunikimit dhe të transmetimit të informacionit të besuar me email.

Ju lutemi kini parasysh se emaili në internet nuk është një ambient komunikimi 100% i sigurtë. Në interes të ruajtjes së fshehtësisë së të dhënave tuaja personale, ne fuqimisht ju këshillojmë që të merrni këtë në konsideratë para se të na dërgoni ndonjë informacion me email. Duke vazhduar, ju pranoni se merrni ju përgjegjësi kur dërgoni informacione me email.
Mesazhet e dërguara me email mund të mos jenë të sigurta dhe mund të zbulohen nga palë te treta. Nëse ju e shpërfillni këtë paralajmërim dhe zgjidhni të na dërgoni informata te cilat nuk do të donit të zbulohen nga palë të treta, ju pranoni se ju e merrni përsiper këtë rrezik, dhe se nuk na bëni përgjegjës për ndonjë humbje që pësoni.
Adresa e email-it që ju na ofroni është ajo ku ne do t’iu dërgojme përgjigjen tonë. Nëse ju keni zgjedhur për të shqyrtuar të dhënat e llogarisë tuaj personale nëpërmjet emailit, ne do të përpiqemi për t'iu përgjigjur me të njejtën metodë. Ne nuk mund të garantojmë sigurinë e informacionit tuaj personal në këtë mënyrë komunikimi.

Përdorimi i faqes se internetit

1. Hyrja

Ne u ofrojmë hyrjen në faqen e internetit dhe u shesim artikuj dhe shërbime në përputhje me këto Kushte.

2. Detyrimet tuaja

2.1 Ju pranoni të mos përdorni faqen e internetit (ose ndonjë pjesë të saj), për ndonjë qëllim të paligjshëm, dhe bini dakord për ta përdorur atë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse;

2.2 Pranoni të mos ngarkoni ose transmetoni nëpërmjet faqes së internetit pa kufi, çdo virus kompjuterik, ndërhyrje, apo ndonjë gjë tjetër të projektuar për të ndërhyrë, ndërprerë, ose penguar procedurat normale operative të kompjuterit;

2.3 Nuk do të ngarkoni ose transmetoni nëpërmjet faqes se internetit ndonjë material që është përgojues, ofendues, të një karakteri të pahijshëm, ose kërcënues, ose që mund të shkaktojë bezdi, shqetësim, apo ankth te panevojshëm;

2.4 Nuk do të përdorni faqen e internetit në një mënyrë që mund të shkaktojë që faqja e internetit të ndërpritet, të dëmtohet, të bëhet më pak efikase, ose të dëmtohet në ndonjë mënyrë efektiviteti ose funksionaliteti i faqes së internetit.

2.5 Nuk do të përdorni faqen e internetit në ndonje mënyrë që cënon apo shkel të drejtat e çdo personi, firme apo kompanie, apo të drejtat rrjedhuese (duke përfshirë, por jo vetëm, të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejtat e fshehtësisë apo të drejtat e privatësisë);

2.6 Nuk do të përpiqeni për ndonjë hyrje të paautorizuar në çdo pjesë ose komponentë të faqes; dhe

2.7 bini dakord që në rast se ju keni ndonjë të drejtë, pretendim, ose padi kundër çdo përdoruesi tjetër që nuk respekton rregullat e përdorimit të faqes se internetit, atëherë ju do ta ushtroni këtë të drejtë, ankoheni, apo ndërmerrni ndonjë veprim të pavarur, dhe pa na u drejtuar ne;

2.8 Informacioni Personal që jepni, kur ju regjistroheni si një klient të jetë i vërtetë, i saktë, actual, dhe i plotë në të gjitha aspektet; dhe

2.9 do të na njoftoni menjëherë për çdo ndryshim të të dhënave personale duke kontaktuar përfaqësuesit tanë te shërbimit të klientit me email, ose duke na telefonuar në 068 60 70 700 mes 10:00-18:00; dhe

2.10 nuk do të shtireni si një person apo subjekt tjetër, ose të përdorni një emër të rremë ose një emër te cilin ju nuk jeni i autorizuar për ta përdorur.

3. Siguria

Ju pranoni të jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha pretendimet, përgjegjësitë, dëmet, humbjet, kostot dhe shpenzimet, duke përfshirë tarifat ligjore dhe dëmshpërblimin e plotë të kostos, pësuar nga ne dhe që rrjedhin nga çdo shkelje të kushteve nga ju, ose detyrime te tjera që burojnë nga përdorimi juaj i internetit, ose përdorimi nga çdo person tjetër, që hyn ne faqe duke përdorur llogarinë tuaj të internetit dhe/ose të dhënat tuaja personale.

4. Të drejtat tona

4.1. Ne kemi të drejtën për:

4.1.1 të modifikuar ose tërhequr, përkohësisht ose përgjithmonë, faqen e internetit (ose ndonjë pjesë të saj), me ose pa njoftim për ju dhe ju konfirmojme se ne nuk kemi përgjegjësi kundrejt jush ose ndonjë pale te tretë për çdo modifikim, ose mbyllje te faqes së internetit; dhe/ose

4.1.2 të ndryshuar këto kushte herë pas herë, dhe vazhdimi i përdorimit tuaj i faqes së internetit (ose ndonjë pjesë të saj), pas ndryshimit të tillë do të konsiderohet të jetë pranimi juaj i një ndryshimi të tillë. Është përgjegjësia juaj për të kontrolluar rregullisht për të parë nëse kushtet janë ndryshuar. Nëse ju nuk pajtoheni me ndonjë ndryshim të kushteve, atëherë ju duhet menjëherë të ndaloni përdorimin e faqes së internetit.

4.2 Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të ruajtur faqen tone. Faqja e internetit i nënshtrohet ndryshimit herë pas herë. Ju nuk keni të drejtën për ndonjë kompensim për shkak se ju nuk mund të përdorni çdo pjesë të faqes së internetit, ose për shkak të një dështimi, pezullimi, ose tërheqje të faqes së internetit, ose një pjesë të saj.

4.3 Ne rezervojmë të drejtën për të tërhequr artikuj ose shërbime nga faqja e internetit në çdo kohë dhe/ose fshirë, fshehur, apo ndryshuar çdo material apo përmbajtje në faqen e internetit. Ne, me liri të plotë veprimi, mund të refuzojmë për të kryer një transaksion për çdo lloj arsye, apo të refuzojmë shërbimin për të gjithë në çdo kohë. Ne nuk do të jemi përgjegjës kundrejt jush ose ndonjë pale të tretë, nëse bëjmë ndonjë nga veprimet e mëposhtme: tërheqjen e ndonjë artikulli ose shërbimi nga faqja e internetit pavarësisht nëse këto artikuj ose shërbime janë shitur; heqjen, fshehjen, apo ndryshimin e çdo materiali apo përmbajtje në faqen e internetit; mospranimin, apo ndalimin e realizimit të ndonjë transaksioni, ose pezullimin e ndonjë transaksioni pasi ka filluar.

5. Lidhjet e Palës së Tretë

Në përpjekje për të siguruar vlerë në rritje për përdoruesit tanë, ne mund të mundësojmë lidhje me faqet e tjera të internetit apo burime të tjera. Ju pranoni dhe bini dakort që ne nuk jemi përgjegjës për disponueshmërinë e faqeve të tilla të jashtme ose të burimeve, dhe nuk miratojmë, dhe nuk jemi përgjegjës apo të lidhur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me praktikat e privatësisë ose përmbajtjen e faqeve të tilla, duke përfshirë (pa kufizime), çdo reklame, artikuj ose materiale te tjera, ose shërbime të vëna ne dispozicion nga faqe interneti ose burime të tilla, as për ndonjë dëmtim, humbje, ose shkelje shkaktuar ose pretendohet të jetë shkaktuar nga, ose te kete lidhje me këto te fundit, përdorimi ose mbështetja në çdo përmbajtje të tillë, artikuj ose shërbime te vëna në dispozicion nga faqe të tilla të jashtme ose burime.

6. Monitorimi

Ne kemi të drejtën, por jo detyrimin, për të monitoruar çdo aktivitet dhe përmbajtje të lidhur me faqen e internetit. Ne mund të hetojmë çdo shkelje të raportuar të këtyre kushteve, apo ankesa, dhe të ndërmarrim ndonjë veprim që ne e konsiderojmë të përshtatshëm (i cili mund të përfshijë, por jo vetëm, dhënien e paralajmërimeve, pezullimin, ose ndërprerjen e shërbimit, mohimin e hyrjes, dhe/ose heqjen e ndonjë materiali nga faqja). Ne gjithashtu mund të hetojmë, me liri të ploteë veprimi duke përfshirë por jo vetëm, përdorimin ose përpjekjen për përdorim, të çdo karte krediti, dhe të ndërmarrim veprime të tilla që i shohim të arsyeshme, kontaktimin e përdoruesit që përdor një kartë te tillë, ose anulimin e porosive te bëra nga anëtarë të tillë.

B. Blerja e artikujve/shërbimeve

7. Krijimi i kontratës dhe marrëveshja elektronike

7.1 Hapat teknikë të kërkuar për të krijuar kontratën mes jush dhe nesh janë si më poshtë:

7.1.1 Ju bëni porositjen për produktet e dëshiruara në faqen e internetit duke shtypur butonin e konfirmimit të porosisë në fund të procesit të blerjes. Ju do të udhëhiqeni gjatë procesit të bërjes se porosisë nga një sërë udhëzimesh të thjeshta në faqen e internetit.

7.1.2 Ne do t'iu dërgojme një përmbajtje me email me qëllim njohjen e detajuar të produkteve që keni porositur. Ky nuk është një konfirmim i porosisë, apo pranim i porosisë nga ne.

7.1.3 Sapo produkti që keni porositur të jetë larguar nga depoja jonë, ne do t’iu dërgojme një email të konfirmimit te dërgimit.

7.1.4 Pranimi i porosisë dhe përfundimi i kontratës mes jush dhe nesh do të zhvillohet gjatë dërgimit te produkteve të porositura nga ju, vetëm nëse ne nuk e kemi pranuar porosine tuaj, ose ju e keni anuluar atë në përputhje me udhëzimet në këto kushte.

7.2 Mospranimi i një porosie mund të jetë rezultat i një nga të mëposhtmeve, por jo vetëm:

7.2.1 Nuk ka gjendje të produktit që ju keni porosituar.

7.2.2 Pamundësia jonë për të marrë autorizimin për pagesën tuaj.

7.2.3 Identifikimi i një çmimi ose përshkrimi gabim i produktit.

7.3 Nuk keni të drejtën për të bërë porosi brenda kritereve të përcaktuara në Termat dhe Kushtet kryesore.

8. Porositë

8.1 Të gjitha porositë janë subjekt i pranimit dhe disponueshmërisë. Nëse nuk ka gjendje të artikujve që keni porositur do tu kontaktohet me email ose telefon (në qoftë se ju na i keni dhënë kontaktet), dhe ju do të keni mundësi, ose të prisni deri sa të ketë gjendje të artikujve, të merrni një zëvendësues të atij me çmim të njejtë, ose të anuloni porosinë tuaj. Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH-në me normat aktuale dhe janë të saktë që kur merrni informacionet e para mbi ta. Megjithatë, ne kemi të drejtën për të ndryshuar çmimet pa njoftim paraprak për ju.

8.2 Ne do të ndërmarrim të gjithë kujdesin e arsyeshëm, për aq sa është në fuqinë tonë për ta bërë këtë, të mbajmë të sigurtë detajet e porositjes dhe të pagesës tuaj, por në mungesë të pakujdesisë nga ana jonë, ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë humbje që mund të pësoni nëse një palë e tretë siguron hyrje të paautorizuar në të dhënat që ju jepni gjatë hyrjes, apo bërjes së porosisë në faqen e internetit.

8.3 Ju garantoni se informacioni i cili është i nevojshëm për tu dhënë nga ju, kur ju bëni një porosi për të blerë artikuj ose shërbime nëpërmjet internetit është i vërtetë, i saktë, aktual, dhe i plotë në të gjitha aspektet.

8.4 Ju bini dakort të mos shtireni si një person apo subjekt tjetër, ose të përdorni një emër të rremë, ose një emër te cilin ju nuk jeni i autorizuar për ta përdorur.

9. Oferta për të blerë dhe Përshkrimi i artikujve/shërbimeve

9.1 Çdo artikull apo shërbim i blerë shitet i shoqëruar nga Përshkrimi i produktit i cili përcakton kushte specifike shtesë dhe kushte që lidhen me artikullin apo shërbimin, duke përfshirë, pa kufizim, afatet dhe kushtet që kanë të bëjnë me kohën e dorëzimit, dhe çdo garanci.

9.2 Çdo porosi e bërë nga ju do të trajtohet si një ofrim për të blerë artikuj ose shërbime nga ne. Kontrata mes jush dhe nesh do të përfundojë vetëm kur ne tu dërgojmë artikujt, ose të fillojë ofrimi i shërbimeve, siç mund të jetë rasti, ose kur ne marrim pagesat nga ju, cilado që ndodh më përpara. Prandaj, kontrata e shitjes përfundohet në Tiranë, Shqipëri. Ne kemi të drejtën për të refuzuar një ofrim për të blerë, bërë nga ju, në çdo kohë.

9.3 Ju pranoni se çdo njohje e automatizuar e porosisë tuaj që ju mund të merrni nga ne nuk do të përbëjë pranimin tonë të ofrimit tuaj për të blerë artikuj ose shërbime që reklamohen në faqen e internetit.

9.4 Pamja e produkteve mund të ndryshojë në disa raste nga produktet që ju do të merrni. Kjo mund të jetë për shkak të një përditësimi të produktit, ose një ndryshimi tjetër të tillë të bërë nga një prodhues.

10. Refuzimi i transaksionit

10.1 Ne kemi të drejtën për të tërhequr çdo produkt nga kjo faqe në çdo kohë, dhe/ose të fshijmë apo ndryshojmë çdo material, apo përmbajtje në këtë faqe interneti. Ne mund të refuzojmë zhvillimin e çdo transaksioni për ndonjë arsye, apo të refuzojmë shërbimin për këdo në çdo kohë, me liri te plotë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ju ose ndonjë palë të tretë, për shkak të tërheqjes së ndonjë produkti nga kjo faqe, pavarësisht nëse produkti është shitur ose jo; heqjes apo ndryshimit të ndonjë materiali, apo përmbajtje në faqen e internetit; refuzimit për të realizuar një transaksion ose pezullimit te ndonjë transaksioni pasi ka filluar.

10.2 Për të qenë të përshtatshëm për të blerë produktet në këtë faqe internet, dhe të keni ligjërisht të drejtë për të hyrë në këto forma kontratash në këtë faqe internet, sipas ligjit shqiptar ju duhet të:

10.2.1 Regjistroheni duke dhënë emrin tuaj të vërtetë, numrin e telefonit, adresën e email-it, detajet e pagesës dhe informacione të tjera që u kerkohen.

10.2.2 Të jeni mbi 18 vjeç.

10.2.3 Përcaktoni një adresë ku tu dërgojme produket në Shqipëri.

10.2.4 Nese e zgjidhni mënyren e pagesës me karte krediti/debiti, të jetë e lëshuar nga një bankë e pranueshme për ne.

10.3 Duke bërë një ofertë për të blerë një produkt, ju në mënyrë specifike na autorizoni për të transmetuar informacionin (duke përfshirë çdo informacion të përditësuar), ose për të marrë informacion në lidhje me ju nga palët e treta bashkëpunëtore, herë pas here, duke përfshirë por jo vetem kaq, numrin tuaj te kartës së debitit ose të kreditit, ose raportet e kredise, për të vërtetuar identitetin tuaj, për të vërtetuar vlefshmërinë e kartës tuaj të kreditit, për të marrë një autorizim fillestar te kartës se kreditit, dhe për të autorizuar transaksionet individuale të blerjes.

11. Të dhënat tuaja personale

11.1 Ne respektojmë të dhënat tuaja personale dhe ndërmarrim në përputhje me legjislacionin në fuqi mbrojtjen e të dhënave tuaja herë pas here.

11.2 Ne mund të mbajmë informacionet që ju jepni për ne (si në formularin e aplikimit ose të regjistrimit), ose që i marrim nga një burim tjetër (të tillë si furnizuesit tanë, organizatat e marketingut, apo agjensitë referuese të kredisë). Ky informacion ("Informacioni juaj") mund të përfshijë emrin tuaj, adresën, datën e lindjes, gjininë, numrat e telefonit, adresën e email-it, informacione bankare dhe të kartës se kreditit/debitit, të dhënat e profesionit dhe të punësimit, informata të mënyrës së jetesës, dhe detaje se si i përdorni produktet tona dhe shërbimet së bashku me informacione të përgjithshme në lidhje me mënyrën si ju paguani, dhe menaxhoni llogarinë tuaj.

11.3 Informacioni juaj mund të mbahet dhe të përdoret nga ne për qëllime te caktuara, dhe ne mund të përdorim palët e treta për të na mbështetur me këto qëllime të cilat përfshijnë pa kufizim:

11.3.1 Realizimin e porosive tuaja ose aplikimeve; administrimin e llogarisë tuaj dhe faturimin; zgjidhjen e llogarive te atyre që ofrojnë shërbime të lidhura me ne; zbulimin e të dhënave tuaja bankare dhe të kartës së kreditit dhe të debitit kompanive për të vërtetuar vlefshmërinë e të dhënave te kartës tuaj të kreditit ose debitit; menaxhimin e kërkesave, pretendimeve apo ankesave, dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me kujdesin ndaj klientit; mbledhjen e borxhit (gjithashtu duke përdorur agjentët e mbledhjes dhe agjentët që ndihmojnë kontaktimin me ju), dhe veprimet juridike, dhe të gjitha qëllimet e tjera të përgjithshme administrative dhe të biznesit;

11.3.2 Kryerjen e analizave të tregut dhe të produktit nga të dhënat tuaja për të zhvilluar, dhe për të përmirësuar, dhe për t'iu informuar juve rreth cigareve elektronike, zhvillimeve të reja, ofertave speciale, uljeve të çmimeve, të cilat ne besojmë se mund të jenë me interes personal për ju. Ne mund të përdorim informacionin tuaj për qëllime të testimit të sistemeve tona të brendshme dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Ne mund t'iu kontaktojmë me mjete të automatizuara, thënë ndryshe, duke përfshirë edhe email-in, faksin,SMS, MMS, telefonin, postën, dhe nëpërmjet botës së gjerë te internetit, dhe faqe të ngjashme në varësi të preferencave të treguara nga ju në kohën që ju na jepni informacionin tuaj; kontaktojmë me ju në lidhje me produktet dhe shërbimet e palëve të treta bashkëpunuese të zgjedhura me kujdes, dhe duke u lejuar ju të merrni informacione për reklama dhe marketingun nga palët e treta të zgjedhura, por pa e kaluar kontrollin e informacionit tuaj tek palët e treta në fjalë;

11.3.3 Kalimin e të dhënave për organizatat nga të cilat ju keni porositur ndonjë artikull apo shërbim; regjistrimin e të dhënave tuaja dhe të vendndodhjes, ose ofrimin e shpërblimeve, uljeve, ose përfitimeve të tjera, dhe përmbushjen e çdo porosie, apo kërkese që mund të keni në lidhje me besnikërinë e kompanisë tonë, apo programe shpërblimi, dhe skema të tjera të ngjashme;

11.3.4 Kryerjen e çdo aktiviteti ose hetimi në lidhje me një kërkesë ligjore, qeveritare ose rregullatore për ne, ose në lidhje me procedurat ligjore, dhe për parandalimin dhe zbulimin e krimit ose mashtrimit, dhe ndjekjen penale të shkelësve apo shkelësve të dyshuar; ose

11.3.5 Kryerjen e aktiviteteve që lidhen me drejtimin e biznesit tonë të tilla si trajnimi i përsonelit, kontrolli i cilësisë, monitorimi i rrjetit, testimi, dhe mirëmbajtja e kompjuterit dhe e sistemeve te tjera, dhe në lidhje me lëvizjen e ndonjë pjese të biznesit tonë me të cilat ju keni lidhje si një klient aktual ose një klient i mundshëm. Ne gjithashtu mund të përdorim të dhënat tuaja për qëllime të testimit të sistemeve tona të brendshme, dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

11.4 Ju pranoni zbulimin nga ne të të dhënave të mëposhtme për çdo kompani të telekomunikacionit, agjensi te mbledhjes së borxhit, agjensi të referencës së kreditit, apo skemës së monitorimit të kredisë apo mashtrimit, ofrues te kreditit, apo agjensi të sigurisë:

11.4.1 çdo informacion në lidhje me kontratën tuaj me ne, duke përfshirë detajet se si ju drejtoni llogarinë tuaj, dhe detyrimet tuaja për ne, dhe të dhënat tuaja personale financiare;

11.4.2 ndonjë informacion i cili është marrë nga regjistrimi jonë në bazë të Aktit të Mbrojtjes së të Dhënave, i ndryshuar herë pas here; dhe

11.4.3 çdo informacion të cilin ne jemi të detyruar të zbulojmë me urdhër të ndonjë gjykate të juridiksionit kompetent ose nga autoriteti ligjor.

11.5 Gjithashtu mund të jetë e nevojshme për ne për të ndërmarrë aktivitete të anti-mashtrimit dhe kontrolle të identitetit mbi ju për të vendosur nëse do të pranojmë aplikimin tuaj ose aplikimet e ardhshme, për të verifikuar identitetin tuaj, dhe për të mbrojtur interesat tona legjitime. Çdo informacion i marrë në kontrolle të tilla do tu transmetohet agjensive të referencës së kreditit, dhe mund të përdoret nga palë të treta për vlerësimin e kërkesave për kredi nga ju dhe anëtarët e tjerë të familjes tuaj, dhe për gjurmimin e borxhit, krimit, dhe zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit, dhe qëllime të menaxhimit të kreditit.

11.6 Një përshkrim i plotë i asaj se si ne i përdorim të dhënat tuaja personale është në dispozicion të publikut nga Komisioni i Informacionit - ju lutem shfletoni CIGARE.AL.

11.7 Në qoftë se ju nuk dëshironi që të dhënat tuaja të përdoren për qëllimet e përshkruara në nenet 11.2 dhe 11.3, ju lutem shkruani te Balcig Shpk duke deklaruar emrin tuaj të plotë, adresën, numrin e llogarisë. Ju lutemi vini re: kjo nuk do të ndikojë në ndonjë miratim të marketingut të cilin ju tashmë ua keni dhënë ndonjë nga kompanive te përmendura në nenin 11.3 lidhur me marrëveshjet që lidhen me artikujt dhe/ose shërbimet e tjera.

11.8 Lidhur me të drejtat tuaja të kundërshtimit të përcaktuara në këtë pikë, dhe të drejtën tuaj të kundërshtimit në procesin e regjistrimit, ju pranoni se jepni pëlqimin tuaj për të na kontaktuar për secilin nga qëllimet e mësipërme qoftë me telefon, email, SMS, ose me shkrim, dhe ju konfirmoni që nuk konsideroni ndonjë nga të mësipërmet si një shkelje të ndonjë prej të drejtave tuaja të rregullores se privatësisë dhe komunikimeve elektronike.

11.9 Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se në qoftë se ne na kërkohet nga policia, ose çdo autoritet qeveritar rregullator hetues i aktiviteteve të dyshuar të paligjshme për të siguruar të dhënat e përdoruesit, ose informacion në lidhje me aktivitetet tuaja ndërkohë qe përdorni shërbimet, ne ua sigurojmë. Ne gjithashtu kemi të drejtën për tu bërë të ditur informacione të identifikueshme individuale palëve të treta, kur lind një ankesë në lidhje me përdorimin tuaj që konsiderohet nga ne në kundërshtim me këto kushte.

11.10 Ne mund tu zbulojmë të tretëve të dhënat e grumbulluara që lidhen me përdorimin e artikujve me kusht që asnjë individ te mos jetë i identifikueshëm në të dhëna të tilla.

11.11 Nuk do të mbledhim asnjë të dhënë personale në lidhje me ju, vetëm nëse ju keni zgjedhur vetë të na i jepni. Mos na i jepni, nëse ju nuk doni që ato të mblidhen nga ne.

11.12 Ne mund të përdorim informacionin që kemi mbledhur për ju për të përmirësuar shërbimin e klientit, dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

11.13 Ne mund të ruajmë disa të dhëna në diskun e ngurte ('në cookie'). Për të mësuar më shumë për përdorimin e cookies shikoni politikën tonë te privatësise.

11.14 Kur ju flisni me ne në telefon, disa thirrje mund të monitorohen ose të regjistrohen në rast se ne kemi nevojë për të parë nëse i kemi marrë të sakta udhëzimet tuaja, dhe për të ndihmuar për të përmirësuar cilësinë tonë të shërbimit.

11.15 Informacioni personal që ju ofroni me dorëzimin e këtij formulari do të mblidhet nga Balcig Shpk i cili mund ti kalojë të dhënat tuaja për çdo kompani me të cilën bashkëpunon, dhe palëve të treta, për të ndihmuar ata në analizimin e përdorimit të faqes se internetit, dhe duke u lejuar atyre të lidhen me ju në lidhje me artikujt ose shërbimet të cilët mund të jenë me interes për ju, dhe ta përdorin atë në përputhje me politikën tonë të privatësisë.

12.Pagesa

12.1 Pagesa mund të bëhet me çdo mjet pagese që ne do tu mundësojmë gjatë procesit të porositjes. Pagesa do të bëhet nga ju para dërgimit të artikujve apo ofrimit te shërbimit për ju.

12.2 Ju konfirmoni që kur zgjidhni te paguani me kartë, karta e kreditit/debitit që është duke u përdorur është e juaja.

12.3 Të gjithë mbajtësit e kartës së kreditit/debitit i nënshtrohen kontrolleve të vlefshmërise, dhe autorizimit nga lëshuesi i kartës, dhe ne mund të ndajmë informacionin tuaj personal me palë të treta bashkëpunuese që janë të nevojshme për të na mundësuar të bëjmë kontrolle të tilla. Në qoftë se lëshuesi i kartës tuaj të pagesës refuzon për të autorizuar pagesën kundrejt nesh, ne nuk do të jemi përgjegjës për çdo vonesë ose mos-dorëzim të produkteve.

13. E Drejta për Blerje

13.1 Blerja e artikujve ose shërbimeve është e kufizuar tek palët që ligjërisht mund të hyjnë në këtë formë të kontratës në faqen e internetit në bazë të ligjit shqiptar, dhe të cilët janë banues në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të thotë se në qoftë se ju jeni një individ, ju duhet të jeni 18 vjeç ose më shumë për të blerë artikuj ose shërbime nëpërmjet internetit, dhe duke bërë porositjen e artikujve ose shërbimeve ju na konfirmoni që jeni 18 vjeç ose më shumë. Për tu regjistruar, ju duhet të jepni emrin tuaj të vërtetë, numrin e telefonit, adresën e email-it, të dhënat e kartës së kreditit, dhe çdo informacion tjetër të kërkuar.

13.2 Faqja e internetit është në dispozicion vetëm për individët, kompanitë, apo partneritetet që ne, me maturine tonë absolute, i konsiderojmë të përshtatshëm. Ata që janë të përshtatshëm duke plotësuar kriteret përfshijnë, pa kufizim, ata që kanë mënyra pagese të pranueshme për ne, aplikimet e të cilëve janë të pranueshme për ne, ata që na i kanë kryer këto pagesa, dhe ata që kanë mundësi pagese te barabartë me shumën e çmimit të blerjes totale për artikujt ose shërbimet që kanë blerë.

13.3 Duke u ofruar për të blerë artikuj ose shërbime, ju në mënyrë specifike na autorizoni për të transmetuar informacionin (duke përfshirë çdo informacion të përditësuar), ose për të marrë informacion në lidhje me ju nga palët e treta bashkëpunuese, herë pas here, duke përfshirë por jo vetëm, numrin e kartave tuaja të kreditit, kartën ose raportet e kreditit, për të vërtetuar identitetin tuaj, për të vërtetuar kartën tuaj të kreditit, për të marrë një autorizim fillestar te kartës së kreditit, dhe për të autorizuar transaksionet individuale të blerjes.

C. TË PËRGJITHSHME

14. Prona Intelektuale dhe E drejta për ta përdorur

14.1 Ju pranoni dhe bini dakord që të gjithë të drejtën e autorit, të markës tregtare, dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në të gjitha materialet apo përmbajtjet plotësuese, pjesë e faqes së internetit, do të mbeten gjatë gjithë kohës pjesë e licences tonë dhe licensuesve tane. Ju jeni i lejuar për të përdorur këtë material vetëm nëse jeni i autorizuar shprehimisht nga ne ose licensuesit tane.

14.2 Ju pranoni dhe bini dakord që materiali dhe përmbajtjet në faqen e internetit vihen në dispozicion për përdorimin tuaj personal jo-reklamues, dhe se ju mund të shkarkoni materiale dhe përmbajtje të tilla vetëm në diskun e ngurte në kompjuterin tuaj, dhe vetëm për këtë qëllim. Çdo përdorim tjetër i materialit dhe përmbajtjes së faqes së internetit është rreptësisht i ndaluar. Ju pranoni të mos (dhe bini dakord për të mos ndihmuar ose për të lehtësuar ndonjë palë të tretë për), kopjoni, riprodhoni, transmetoni, publikoni, paraqisni, shpërndani, shfrytëzoni komercialisht, ose krijoni materiale të prejardhura nga materiale dhe përmbajtje të tilla.

15. Njoftimet

15.1 Ju mund të na dërgoni njoftimet ose të komunikoni me ne në këto kushte:

15.1.1 me postë tek Balcig Shpk.

15.1.2 me email (info@balcig.com)

15.2 Dëshmia e dërgimit tuaj nuk garanton marrjen nga ne të njoftimit tuaj, ju duhet të sigurohuni që keni marrë një pranim nga ana jonë, i cili duhet të ruhet nga ju.

16. Pajtueshmëria me ligjet

Faqja e internetit mund të përdoret vetëm për qëllime të ligjshme dhe në mënyrë të ligjshme. Ju pranoni të veproni në përputhje me të gjitha ligjet e aplikueshme, statutet, dhe rregulloret në lidhje me faqen e internetit për cdo transaksion të kryer në/ose përmes internetit.

17. Kufizimi i përgjegjësisë

17.1 Ndërkohë që ne bëjmë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e çdo informacioni që vendosim në faqen e internetit, ne nuk garantojmë, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar saktësinë e saj.

17.2 Faqja e internetit është shfaqur mbi bazat "është" dhe "në dispozicion" pa ndonjë përfaqësim, apo miratim, dhe ne nuk ndërmarrim asnjë garanci të ndonjë lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me faqen e internetit, apo ndonjë transaksion që mund të jetë kryer në/ose përmes internetit, duke përfshirë, por jo vetëm, garancitë e nënkuptuara të nivelit të kënaqësisë, përshtatjen për një qëllim të caktuar, mosshkeljet, pajtueshmërine, sigurinë, saktësinë, kushtet e plotësisë, apo ndonjë garanci të nënkuptuar që del nga vazhdimi i marrëdhënieve, apo përdorimit të artikujve, ose tregtimit të tyre.

17.3 Ne nuk mund të garantojmë se interneti do të përmbushë kërkesat tuaja, ose do të jetë i pandërprerë, në kohë, i sigurtë, apo pa gabime, se defektet do të korrigjohen, apo se serverat që korrigjojne defektet janë të paprekshëm nga viruset, ose pa të meta, apo paraqesin funksionalitet të plotë, saktësi, ose besueshmëri të materialeve. Ne nuk jemi përgjegjës apo të kemi detyrime për ju për ndonjë humbje të përmbajtjes, apo materialeve të ngarkuar, ose të transmetuar përmes internetit.

17.4 Në masë të plotë të lejuar sipas ligjit të zbatueshëm, ne mohojmë çdo, dhe të gjitha garancitë e çdo lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me artikujt dhe shërbimet, duke përfshirë por jo vetëm, garancitë e nënkuptuara të cilësisë së kënaqshme, dhe transaksioneve për një qëllim të caktuar.

17.5 Pavarësisht nga çdo pikë tjetër në këto kushte, asgjë këtu nuk do të kufizojë të drejtat tuaja si konsumatorë sipas ligjit shqiptar.

17.6 Informacioni i vendosur për ju në lidhje me artikujt dhe shërbimet është dhënë nga furnizuesit e artikujve dhe shërbimeve të tilla, dhe ju pranoni se ne nuk e verifikojmë saktësinë e një informacioni të tillë. Fakti se informacioni për artikujt apo shërbimet është paraqitur në këtë faqe nuk do të thotë se:

17.6.1 Ju duhet të mbështeteni në këtë informacion (të ofruar nga ne, ose palët e treta);

17.6.2 Ne vërtetojmë informacionet, artikujt, apo shërbimet e ofruara nga palët e treta; ose

17.6.3 Që artikujt dhe shërbimet që ne ofrojmë janë të përshtatshme për ju. Është përgjegjësia juaj për të kontrolluar këtë. Disa nga shërbimet në këtë faqe mund të mos jenë në dispozicion, ose mund të kenë ndryshuar.

17.7 Prandaj, ne përjashtojmë të gjithë përgjegjësinë e çdo lloji (duke përfshirë, por jo vetëm në shpifje, shkelje të besimit, shkeljeve të drejtës së pronës intelektuale, shkeljen e privatësisë dhe neglizhencës), për transmetimin, apo marrjen e një informacioni të tillë të çfarëdo natyre.

17.8 Ju pranoni se ne nuk mund të garantojmë, dhe për këtë arsye nuk do të jemi në asnjë mënyrë përgjegjës për sigurinë apo privatësinë e internetit, dhe çdo informacion të dhënë apo të marrë nga faqja e internetit nga ju.

17.9 Ne nuk do të jemi përgjegjës, në kontratë, për pamundësinë (duke përfshirë, pa kufizime, neglizhencën), para-kontratën, ose përfaqësime të tjera (përveç mashtrimeve dhe keqinterpretimeve neglizhente), që dalin nga, ose kanë lidhje me këto Kushte për:

17.9.1 çdo humbje ekonomike (duke përfshirë, pa kufizim humbje të të ardhurave, fitimit, kontratave, biznesit, ose kursimeve të parashikuara); ose

17.9.2 çdo humbje e emrit të mirë, ose reputacionit; ose

17.9.3 çdo humbje që nuk i kemi dhënë vëmendjen tonë në kohën kur është bërë kontrata; ose çdo humbje që do të jetë një pasojë e paparashikuar e shkeljes së kontratës nga ne; ose

17.10 në çdo rast nëse humbjet e tilla ishin apo jo në parashikimin tone në kohën në të cilën ngjarja që ka shkaktuar humbjen ka ndodhur, u pësua nga ju, ose shkaktoi që ne të dalim ose të devijojmë nga ndonjë prej pikave të këtyre kushteve.

17.11 Asgjë në këto Kushte nuk përjashton ose kufizon përgjegjësinë tonë për vdekjen ose dëmtimin personal që rezulton nga neglizhenca jonë, apo ajo e ekipit tonë, agjentëve, ose të të punësuarve.

17.12 Ne nuk jemi në asnjë mënyrë përgjegjës për ndonjë gjë të përmendur në këtë faqe e cila është bashkangjitur nga dikush tjetër që po bën reklamime.

18. Klasifikimi

Nëse ndonjë pikë e këtyre Kushteve do të konsiderohet e paligjshme, e pavlefshme, ose për ndonjë arsye e pazbatueshme, atëherë kjo pikë do të konsiderohet të jetë më vete nga pikat e tjera të Kushteve, dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë, dhe zbatueshmërinë e ndonjë prej pikave të mbetura të Kushteve.

19. Pikat e pavlefshme

Asnjë heqje e pikave të Kushteve nga ne nuk do të interpretohet si heqje e ndonjë pike tjetër paraardhëse, ose pasardhëse.

20. Vlefshmëria e pikave

Çdo pikë e këtyre Kushteve qëndron, dhe do të interpretohet, dhe aplikohet më vete, edhe në qoftë se për ndonjë arsye apo tjetër, ndonjë apo të gjitha pikat e tjera rezultojnë të pavlefshme, ose të pazbatueshme në ndonjë rrethanë.

21. Marrëveshja e Plotë

Këto kushte (të ndryshuar herë pas here), përmbajnë të gjithë marrëveshjen mes jush dhe nesh e ndërlidhur me çështje të cilat i kemi mbyllur, dhe zëvendëson çdo marrëveshje te mëparshme, ujdi, ndërmarrje, përfaqësim, ose propozim, me shkrim ose me gojë, midis jush dhe nesh në lidhje me të tilla çështje. Ju konfirmoni që i keni lexuar këto kushte, dhe që i kuptoni plotësisht ato, dhe që ju gjithashtu jeni dakord se këto kushte janë kushtet e vetme që drejtojnë marrëdhënien tuaj me ne.

22. LIGJI

23. Kushtet do të qeverisen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Shqipërise, dhe paraqiten në mënyrë të pakthyeshme nën juridiksionin ekskluziv të gjykatave të Republikës së Shqipërisë, dhe çdo mosmarrëveshje pa përjashtim duhet të zgjidhet brenda rrethit te Tiranës.

24. Trajtimi i ankesave

24.1 Mund të ketë raste kur ju jeni të pakënaqur me shërbimin që kemi dhënë për ju. Në këto raste, ne do të përpiqemi që të jemi të drejtë dhe efikas në trajtimin e çdo ankese që ju keni, dhe të shqyrtojme ankesën tuaj në mënyrë konfidenciale.

24.2 Nëse keni një ankesë, ju lutem na dërgoni një letër në këtë adresë: në Tiranë, Njësia Nr. 10, Rruga Islam Alla, Pallati 67, Shkalla 3, Kati 4, Aprtamenti 3, ose një email në këtë adresë emaili: (info@balcig.com).

24.3 Ne do të përpiqemi t’iu japim një përgjigje brenda 21 ditëve, dhe t'iu ofrojmë një periudhë kohore të mundshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ne do t’iu mbajmë të informuar për progresin e ankesës tuaj. Ne marrim përsipër për të kontrolluar sistemin tonë rregullisht për trajtimin e ankesave, dhe mirëpresim çdo sugjerim që ju mund të keni në lidhje me se si mund të përmirësohet ky sistem.