Bashkohu me Balcig shpk

  • Artikuj të prodhuar brenda BE-së, të çertifikuar me çertifikatën ISO 9001
  • Çmime super konkuruese, si gjeni askund tjetër
  • Artikuj shumë cilësor, me kërkesë në rritje të vazhdueshme në treg
  • Mundësi zgjerimi për biznesin tuaj, me marka të mirënjohura
  • Mbështetje e vazhdueshme për bashkëpunëtorët tanë
  • Bashkëpunojmë me kompani dhe individë profesionalë

Bëhuni një rishitës zyrtar i markave ekskluzive të cigareve elektronike dhe lëngjeve rimbushëse që shpërndan Balcig shpk.

Rishitësit janë një komponent i rëndësishëm i rrugës sonë në treg. Duke ju bashkuar rrjetit tonë të rishitësve të autorizuar të markave të cigareve elektronike dhe lëngjeve rimbushëse, përfitoni më shumë sesa thjesht zbritje të çmimeve të artikujve tanë. Ju keni mundësinë ta zgjeroni dhe ta bëni më të njohur biznesin tuaj, mbi bazat e besnikërisë së markave dhe përfitimeve nga bashkëpunimet tona.

Ne kemi operacione të shitjes me pakicë dhe shumicë dhe jemi të hapur kundrejt partneriteteve me përfitime të ndërsjella. Produktet tona janë të cilësisë së lartë dhe me kërkesë në rritje të vazhdueshme. Ne punojmë vetëm me kompanitë profesionale dhe individët që kanë atë që duhet për të patur sukses në industrinë e cigareve elektronike. Shfletoni faqen tonë ose na kontaktoni në lidhje me mundesitë e shitjes me shumicë.