Shëndeti dhe Siguria

Një cigare elektronike është alternativa më e mirë e tymosjes, nëpërmjet së cilës mund të merret nikotinë ose jo. Kjo realizohet me anë të lëngjeve rimbushëse të cilët vijnë me shije të ndryshme, dhe me ose pa nikotinë sipas dëshirës, nëpërmjet një baterie, clearomizatori/atomizatori, dhe rezistence.

Reduktim Dëmi Shëndetësor: Një numër në rritje i studimeve shkencore po tregojnë që cigaret elektronike janë një alternativë shumë efektive për tymosjen dhe janë shumë të suksesshme në drejtim të reduktimit të dëmtimit nga duhanpirja.

Nuk Lë Erë: Ndryshe nga cigaret e duhanit që karakterizohen nga një erë e keqe dhe e rëndë, cigaret elektronike marrin atë aromë që ju doni dhe përzgjidhni.

Nuk Zverdh Dhëmbët: Pirja e cigareve të duhanit në mënyrë të vazhdueshme shkakton zverdhje dhe dëmtim të dhëmbëve. Në anën tjeter, tymosja e cigareve elektronike nuk zverdh dhëmbët dhe as i dëmton ato.

Përfitime Financiare: Tymosja e cigareve elektronike mund tu kursejë diku midis 60%-80% të shpenzimit tuaj vjetor për duhanpirje. Duke bërë një përllogaritje, nësë dikush harxhon mesatarisht 12,000lekë në muaj për duhanë dhe çakmak/shkrepse, i bie të harxhojë 144,000lekë në vit. Por, në anën tjetër, me cigaret elektronike ju shpenzoni mesatarisht 2,500lekë në muaj, që i bie të shpenzoni vetëm 30,000lekë në vit! Pra, me cigaret elektronike ju kurseni 80% të harxhimeve tuaja që bëni për duhanin. Cigaret elektronike ju kursejnë me të vërtet para të cilat mund ti shpenzoni për nevoja të tjera, si udhëtime përshembull.

Përfitime Mjedisore: Cigaret elektronike janë miqësore me mjedisin në krahasim me cigaret e duhanit; cigaret elektronike nuk kanë mbetje të tilla si hiri, bishtat e cigareve, apo paketat e cigareve të duhanit që duhet të hidhen.

Eliminim Rreziku: Ndezja e cigareve elektronike nuk kërkon ndonjë element zjarri, prandaj rreziku i zjarrit është plotësisht i eliminuar, edhe nëse ju zë gjumi ndërkohë që jeni duke tymosur cigare elektronike.

Përfitime Sociale: Cigaret elektronike tregojnë që ju jeni duke u përpjekur për të lënë duhanin, dhe kjo shikohet në mënyrë të favorshme nga të gjithë. Gjithashtu, një cigare elektronike është një objekt me një pamje tërheqëse, që shërben si një simbol i statusit, dhe fitoni shumë vëmendje nga ata që ju rrethojnë.

Dy janë faktorët kryesorë përse dikush pi duhan: varësia ndaj nikotinës dhe vesi i tymosjes. Për shembull, me një kafe apo pas një vakti. Gjithashtu, duke përjashtuar cigaren elektronike, dy janë mënyrat për të lënë duhanin: heqja dorë komplet ose marrja e medikamenteve farmaceutike. Kushdo që e ka provuar mënyrën e parë, të heqi dorë komplet, e di që është shumë e vështirë për ti rezistuar dëshirës së trupit për nikotinë. Mënyra e dytë, ajo e medikamenteve farmaceutike, ju jep sasinë e nikotinës, por nuk ju ndihmonë në vesin e tymosjes. Si rezultat, ju mungon pasja në dorë e një objekti që i përngjan cigares dhe mundësia për ta tymosur gjatë kafes apo pas vaktit në mënyrë të shëndetshme. Pra, të dyja alternativat e mësipërme kan mangësitë e tyre, prandaj ka qënë shumë e vështirë deri më tani që të hiqet dorë nga duhani.

Përse cigaret elektronike përfaqësojnë shansin më të mirë për të lënë duhanin? Cigaret elektronike janë ndërtuar për të ofruar zgjidhje për të dy faktorët kryesorë që ju shtyjnë ju të pini duhan.

Së pari, cigarja elektronike eleminon dëshirën e trupit tuaj për nikotinën. Ju filloni me cigaren elektronike në nivelin e nikotinës të barabartë me atë të duhanit që pini dhe në vazhdimësi keni mundësi ta ulni nivelin e nikotinës sipas sasisë që dëshironi deri sa të arrini tek niveli i nikotinës zero. Kur arrini nivelin e nikotinës zero, ju e keni fituar luftën ndajë varësisë së saj. Për më tepër, cigaret elektronike ju mundësojnë të merrni nikotinën në mënyrë të pastër. Pra, me cigaret elektronike ju nikotinën e merrni pa katranin, që është mbetja e djegies së duhanit në mushkrit tuaja, pa mbi 3000 kimikateve/agjentëve që njihen në cigaret e duhanit, dhe pa mijra të tjerë ende të pa zbuluar. Duke përdorur cigare elektronike ju do vëreni brënda javës së parë përmirësimin e frymëmarrjes tuaj dhe mungesën e gëlbazës çdo mëngjes që ju shkakton pirja e duhanit. Gjithashtu, nëse përdorni lëngje rimbushëse me shije frutash, bimore, pijesh, apo ëmbëlsirash, kur provoni përsëri cigaret e duhanit, këto të fundit do ju lënë një shije të shpifur e cila do ju pengoj ta vazhdoni pirjen e duhanit.

Së dyti, cigaret elektronike janë objekte fizike që mbahen në dorë dhe vendosen në buzë për të tymosur, ashtu si cigaret e duhanit. Pra, cigaret elektronike ju mundësojnë që të vazhdoni zakonin tuaj të tymosjes me kafen apo pas vaktit, por në mënyrë më të shëndetshme se duhani. Si rezultat, cigaret elektronike jo vetëm që mund tu ndihmojnë të lini duhanin, por ato janë mënyra e vetme që ju mundësojnë të ulni nivelin e nikotinës gradualisht deri në zero duke ju mundësuar dhe zakonin e tymosjes njëkohësisht.

Cigaret elektronike që iu ofrojmë kanë një bateri të zëvendësueshme e cila i jep rrymë cigares elektronike dhe mund të ndryshohet në qoftë se nuk mban më karikim duke iu kursyer shpenzimet që do të bënit po të blinit një cigare elektronike të re. Mbajtësi i lëngut zakonisht njihet si një clearomizator, kur është i tejdukshëm, ose atomizator, kur nuk është i tejdukshëm. Mbajtësi i lëngut brenda përmban një element ngrohje, të quajtur rezistencë. Kjo e fundit ndizet nga bateria, ngroh lëngun, dhe duke thithur cigaren elektronike, prodhon avull që ngjason me tymin e cigares së duhanit.

Ka dy kosto për cigaret elektronike: investimi fillestar, për blerjen e cigares elektronike, kosto mirëmbajteje dhe lëngu rimbushës.

Kostot e cigareve elektronike ndryshojnë në varësi të llojit dhe buxhetit të klientëve. Shumica e paketave për buxhete të nivelit të ulët variojnë nga 2,500lekë-5,000lekë, paketat për buxhete të nivelit të mesëm zakonisht kushtojnë mes 5,000lekë-10,000lekë, dhe paketat më cilësore, me jetëgjatësi më të madhe, për buxhete të nivelit të lartë kushtojnë 10,000lekë e lart. Por, ky është investim qe e bëni vetëm një herë. Kujdes nga cigaret elektronike me çmime poshtë 2,500lekë, sepse në rastin më të mirë nuk ju japin një eksperiencë të mire tymosjeje, por në rastin më të keq mund t’ju prishen brenda ditës apo t’ju shkaktojnë dëmtime serioze.

Për sa i përket kostos së mirëmbajtjes, është relativisht e ulët, sepse pjesët e vetme që duhet të blihen apo zëvendësohen më shpesh janë rezistencat dhe lëngu rimbushës. Rezistencat zgjasin nga 1 deri në 2 muaj, zakonisht më shumë. Kjo varet plotësisht nga shpeshtia e përdorimit dhe voltazhi i baterisë. Sa më i lartë voltazhi, aq më e ulët do të jetë jetëgjatësia e rezistencës.

Jo, nuk prodhojnë tym. Cigaret elektronike prodhojnë avull që duket tamam si tymi dhe zhduket në sekond. Kështu që, cigaret elektronike eleminojnë plotësisht rrezikun e tymit të dorës se dytë dhe të tretë. Është e rëndësishme të theksohet se avulli nuk përmban as katran, as monoksid karboni, të cilët gjenden në tymin e duhanit dhe janë ndër agjentët kryesorë përgjegjës për kancerin. Katrani është mbetja e djegies se duhanit, ndërsa monoksidi i karbonit është një element toksik që gjendet edhe tek tymi që çlirojnë makinat kur djegin karburant. Avujt e cigareve elektronike gjithashtu dallohen për mospërmbajtjen e mbi 3000 kimikatëve/agjentëve dhe mijëra të tjerë të pazbuluar, që gjenden në tymin e duhanit.

Nëse pini, ose përdorni produkte të duhanit, ju duhet të konsideroni seriozisht kalimin te cigaret elektronike. Cigaret elektronike do të zgjasin jetëgjatësine tuaj, dhe do tu kursejnë shuma të konsiderueshme parash.

Cigaret elektronike nuk janë të destinuara për të gjithë. Nuk duhet të përdoren nga të miturit, gratë shtatzëna dhe/ose me fëmijë në gji, njerëzit me sëmundje të zemrës ose rrezikun e sëmundjeve të zemrës, njerëzit me presionin e lartë të gjakut, diabetikët, personat që kanë probleme me astmën, ose njerëzit që vuajnë nga depresioni. Nëse ju nuk jeni të sigurtë, ju lutemi të konsultoheni me një mjek para se të përdorni cigaret elektronike.

Bateritë

Në qoftë se bateria juaj nuk po karikohet mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm. Së pari, sigurohuni që karikuesi që po përdorni, është karikuesi i duhur për baterinë tuaj. Ne ju rekomandojmë që të përdorni vetëm karikues të faqes tonë të internetit për tu siguruar që ata punojnë në mënyrë korrekte dhe të sigurtë. Pastaj, sigurohuni që e keni lidhur karikuesin me baterinë në mënyrën e duhur.

Së pari, sigurohuni që bateria juaj është karikuar në mënyrë të mjaftueshme para se ta përdorni atë.

Pajisje të ndryshme kanë metoda të ndryshme për të ndezur baterinë. Mënyrat më të zakonshme për të ndezur një bateri janë si më poshtë:

Kliko butonin e ndezjes me shpejtësi pesë herë.
Kliko butonin e ndezjes me shpejtësi tre herë.
Nëse asnjë nga këto metoda nuk punon, ju lutem referojuni faqes së artikullit specifik në faqen tonë të internetit, ose na telefononi në 068 60 70 700, ose dërgoni email në kujdesi@cigare.al.

Më poshtë janë mesataret për bateritë me madhësi të ndryshme, këto përafërsisht i referohen përdorimit të vazhdueshëm (kur përdor artikullin gjatë gjithë kohës).

bateria 1000mAh: 5-9 orë
bateria 1600mAh: 9-23 orë
bateria 2300mAh: 23-32 orë
bateria 3000mAh: 32-48 orë
Shënim:
Përafërsimet e mësipërme janë për një tension të caktuar 4volt, duke e rritur tensionin shkurtohet jetëgjatësia e baterisë. Në anën tjetër, ulja e tensionit rrit jetën e baterisë.

Clearomizatori

Rezistenca është elementi që ngrohet kur bateria aktivizohet dhe është përgjegjëse për prodhimin e avullit.

Zakonisht rezistencat zgjasin 1 deri në 2 muaj, por jo gjithmonë ndodh kjo. Rezistencat janë shumë të brishta dhe mund te mos punojnë edhe në me pak kohë në qoftë se ato përdoren jashtë mase, ose nëse voltazhi është shumë i lartë.

Të gjitha rezistencat kanë një garanci, funksional në mbërritje, kjo do të thotë se në momentin e parë që ju merrni artikullin, ju duhet ta provoni, për të parë nëse ai punon, që nga ky moment mbaron çdo garanci. Rezistencat janë ndërtuar që të jenë të ndryshueshme sa herë të jetë e nevojshme.

Shumica e clearomizatorëve që ne shesim kanë rezistenca të zëvendësueshëm; kjo do të thotë se pjesa e vetme që ka nevojë të ndryshohet brenda mbajtëses së lëngut është rezistenca. Ju mund të kuptoni nëse rezistenca duhet të zëvendësohet kur ka një mungesë të theksuar të avullit, ose në qoftë se ju ndjeni një shije djegëse, pothuajse si të pinit duhan.

Duhet treguar kujdes i veçantë për rezistencën kur ju e vendosni për herë të parë në cigaren elektronike. Duhet ta lagni pak me lëng pa e futur tek clearomizatori, dhe pasi e keni futur, mbusheni clearomizatorin me lëng dhe lejeni 2 minuta pa e përdorur që rezistenca të marri lëngun e nevojshëm që të mos digjet. Gjithashtu, 4-5 tymosjet e para në një cigare të re apo pasi keni vendosur një rezistencë të re, duhet te jen shumë te lehta dhe të shkurtra për të mos shkaktuar djegien e rezistencës.

Kjo mund të ndodhë për disa arsye. Mund të ndodh që clearomizatori të rrjedh për shkak të mbimbushjes, ndezjes me një voltazh të pamjaftushëm, ose rezistenca mund të jetë djegur. Nëse rezistenca digjet/prishet, ajo nuk është në gjendje për të ngrohur lëngun, duke shkaktuar rrjedhje. Ju duhet të zëvendësoni rezistencën me qëllim ndalimin e rrjedhjes.

Rezistenca janë të ndryshme për vëllime dhe fuqi të ndryshme të avullit të prodhuar. Sa më e ulët rezistenca, aq më shpejt nxehet ajo, dhe si rrjedhojë më shumë avull prodhohet, i cili, do të thotë më shumë shije.

Po ju mundeni, por rekomandohet të pastroni clearomizatorin për të hequr shijen e lëngut të mëparshëm. Pas disa tymosjeve, aromat e lëngut të mëparshëm duhet të zhduken. Në qoftë se jo, atomizatori mund të ketë ndonjë problem.

Lëngu

Lëngu rimbushës për cigaret elektronike është një lëng i veçantë që është i nevojshëm për të vënë në punë një cigare elektronike. Lëngjet nëpërmjet rezistencës shndërrohen në avuj, i cili pastaj çlirohet kur thithet. Lëngjet ndryshojnë në tipare të tilla si aroma/shija, ashpërsia në fyt dhe nikotina. Por ka lëngje me dhe pa nikotinë.

Lëngjet mund të ndahen në tre komponentë:

Nikotina: Nikotina është stimuluese në cigare. Te cigarja e duhanit, nikotina çlirohet bashkë me shumë kimikate/agjent të tjerë si një produkt i procesit të djegies së duhanit. Te cigaret elektronike, nikotina çlirohet kur lëngu nëpërmjet rezistencës merr formën e avullit. Tek cigaret elektronike, nivelet e nikotinës përgjithësisht janë: 0mg/ml (pa nikotinë), 0.3mg/ml, 0.6mg/ml, 0.9mg/ml, 1.2mg/ml, dhe 1.8mg/ml. Duhet të keni parasysh dy gjëra kur përzgjidhni nivelin e nikotinës: simptomat e mëparshme dhe fuqia e cigares elektronike. E para, nëse me nivelin e nikotinës që keni ju vjen për të vjell apo ju "gërvisht" së tepërmi fytin, atëherë duhet të tregoni kujdes të mos tymosni shumë shpesh cigaren elektronike dhe të blini lëng me nivel nikotine më të ulët. Pra, mos u gënjeni me faktin që cigarja elektronike nuk mbaron si cigarja e duhanit dhe të vazhdoni pa ndaluar të tymosni. Duhet ta përdorni cigaren elektronike ashtu si të pinit duhan, pra me shkëputje dhe me kohë të caktuara. E dyta, sasia e nikotinës që ju merrni varet edhe nga fuqia e cigares elektronike që keni. Pra, sa më e madhe të jetë sasia e tymit që prodhon cigarja juaj, aq me e ulët duhet të jetë niveli i nikotinës në lëngun që përdorni, për të mos patur simptomat e përmendura me parë.

Aroma: Aroma është komponenti që i jep shije cigares elektronike. Nikotina e pastër nuk ka ndonjë shije, kjo është arsyeja pse është e nevojshme për të shtuar aromatizues në përzierjen e nikotinës për të bërë avullin të ketë shije dhe të ndihet si një cigare e vërtetë.

Holluesit: Holluesit kryesisht kryejnë dy funksione: rregullojnë nivelin e fortësisë së nikotinës dhe të aromatizuesve. Kjo bëhet për të realizuar fortësinë e dëshirueshme/të synuar të lëngut. Funksioni tjetër i holluesve është përhapja e nikotinës (nëse ka) dhe shijes përmes avullit. Dy holluesit më të njohur janë propilen glikoli (PG) dhe glicerina me origjinë bimore (VG).

Të gjithë përbërësit në lëngjet tona janë të gradës farmaceutike, pra të nivelit më të sigurt për perdorim.

Ne ju këshillojme të tregoni kujdes në lëngun rimbushës që përzgjidhni, sepse ka ndikim të drejtpërdrejt në eksperiencën e tymosjes dhe shëndetin tuaj.

Vendi i Prodhimit: Sigurohuni që lëngu që përzgjidhni prodhohet brenda Bashkimit Europian ose në kontinentin e Amerikës së veriut, si ShBA ose Kanada. Kjo për shkak se detyrimet ligjore dhe kërkesat rregullative në këto vende janë shumë të rrepta për cilësin e produkteve. Ju këshillojmë të qëndroni largë lëngjeve të prodhuara në Kinë, për shkak se ka një mungesë të theksuar kontrolli. Për më keq akoma, nga ky vend ka një numër të madh klonimesh të paligjshëm të markave të njohura. Gjithashtu, tregoni kujdes nga lëngjet që nuk përmendin vendin e origjinës, sepse nuk mund të vërtetoni nëse janë prodhuar në mënyrë të sigurt apo nëpër bodrume e kush e di se me çfarë niveli rrezikshmërie.

Data e Skadencës: Pikë tjetër shumë e rëndesishme në përzgjedhjen e lëngut është prezenca e një date skadence në të. Nëse data e skadencës mungon, apo me keq akoma, ajo ka kaluar, tregoni shumë kujdes të madh me përzgjedhjen e tij, sepse mund t’ju shkaktoj dëme shëndetësore.

Çertifikimet: Ju këshillojmë të kontrolloni nëse lëngu i përzgjedhur ka ndonjë lloj çertifikimi, që garanton kontrollin e tij. Për shëmbull, çertifikimi ISO 9001, nënkupton që kompania e prodhimit duhet të ketë dhe të mbajë një nivel shumë të lartë të cilësisë në menaxhim dhe sistemet e prodhimit. Dhe ky çertifikim rikontrollohet vazhdimisht për të garantuar respektimin e nivelit të lartë të cilësisë.

Paketimi: Sigurohuni gjithashtu që lëngu që përzgjidhni vjen në paketim profesional dhe cilësor. Kjo tregon një përkujdesje të veçantë nga prodhuesi për produktin dhe cilësinë e tij.

Një shishe 30ml duhet të zgjasë rreth 15-25ditë, kjo është për një përdorues mesatar. Një clearomizator standard ka një kapacitet 1.6-2ml, dhe shpesh zgjat 0.5-1ditë të tërë për nje përdorues mesatar.

Ka shumë debate rreth nikotinës, por nikotina më vete, e papërzier me elementë të tjerë asnjëherë nuk ka treguar të jetë e dëmshme. Pjesa më e madhe e dëmit që lidhet me nikotinën, rrjedh nga kombinimi i saj me elementë të tjerë, që gjenden te cigaret e duhanit, si p.sh. katrani që është mbetja e djegies së duhanit.

Përdoruesit e cigareve elektronike mund të eksperimentojnë me nivele të ndryshme të nikotinës, sepse ka shumë faktorë personalë që përcaktojnë se sa i fortë duhet të jetë një lëng. Këta faktorë ndryshojnë nga personi në person si dhe nga fuqia e cigares elektronike që përdorni. Ju mund të provoni nivele të ndryshme dhe te zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.

Lëngjet duhet të ruhen mirë në një vend të freskët dhe të thatë, që nuk është i ekspozuar direkt në rrezet e diellit.

Kur disa lëngje janë të ekspozuar ndaj ajrit dhe dritës ata ndonjëherë ndryshojnë ngjyrën, kjo është krejtësisht normale. Nëse lëngu në clearomizatorin tuaj merr një ngjyrë kafe të errët/të zezë, ju mund të keni nevojë të ndryshoni clearmizatorin tuaj, ose të zëvendësoni rezistencën (në qoftë se është një clearomizator me rezistencë të zëvendësueshme).

Propilen glikoli (PG):
- Propilen glikoli është një hollues që përdoret në bërjen e lëngjeve. Nuk ka shije të dukshme, erë dhe është i cilësisë së lartë në klasën e përbërjeve farmaceutike. Në kombinim me nikotinën dhe aromatizuesit, ju jep më shumë se thjesht një shije në fyt. Lëngjet me nivele të larta PG ndihen më shumë në fyt.

Glicerinë me origjine bimore (VG):
- Glicerina me origjine bimore është një hollues që përdoret në bërjen e lëngjeve, ndihmon për të prodhuar më shumë avull, dhe ka më shumë shije. Sa më i lartë niveli i VG, aq me të ëmbël dhe të trashë jane avujt.

Propileni glikoli dhe glicerina me origjinë bimore janë konsideruar dhe njihen gjërësisht si të sigurtë.

Disa lëngje janë 100% VG që do të thotë se ata nuk përmbajnë propilen glikoli.

Një efekt në fyt (ndjesi/"gërvishje" që ndjen në fyt), është mënyra se si ndihet avulli kur kalon poshtë në fyt; ky është një nga komponentët kryesorë të një cigareje elektronike të mirë. Ka katër faktorë që përcaktojnë fuqinë e efektit në fyt. Tre nga këta faktorë janë nivelet e nikotinës, raporti PG/VG, dhe cilësia e përgjithshme e lëngut. Këta tre faktorë luajnë rol më të madh, por fuqia e cigares elektronike gjithashtu ndikonë në fuqinë e efektit në fyt, megjithëse jo në masë të madhe.

Po, janë të përshtatshme për vegjetarianët.

Porositja

Ne ju rekomandojmë që të blini një nga paketat tona që vijnë të plota me gjithçka që ju duhet në fillim. Përveç kësaj, ne ju rekomandojmë që të blini lëngje shtesë me paketën tuaj për tu siguruar që keni gjendje të mjaftueshme.

Ne kemi lloje të ndryshme kuponash që janë të ofruara nga fushatat tona promocionale dhe nga bashkëpunëtorët tanë.

Të gjitha pagesat tona bëhen: me para në dorë në momentin që dorëzohet porosia (CASH), nëpërmjet transfertave bankare dhe nëpërmjet PayPal. Kur të keni arritur fazën e pagesës në procesin e porositjes, ju do të keni mundësine për të paguar nëpërmjet metodës që ju keni zgjedhur të përdorni për të kryer pagesën.

Shënim: PayPal realizon marrjen e pagesës në mënyrë të jashtme dhe serveri ynë nuk ruan detaje mbi të dhënat tuaja financiare.

Ju mund të kontrolloni gjendjen e porosisë tuaj në llogarinë tuaj në faqen tonë të internetit. Ju lutem vini re që ju duhet të jeni i regjistruar për ta kontrolluar atë.

Pasi ju bëni një porosi do të merrni një email konfirmimi të porosisë, që konfirmon produktet e porositura. Sapo të dërgohet porosia juaj, ju do të merrni një email në atë moment që konfirmon se porosia juaj është dërguar.

Koha e dërgesës varet nga metoda e zgjedhur e transportit. Porositë në Tiranë, ju i merrni brenda 24 orëve, ndërsa porositë në rrethe i merrni brenda 48 orëve. Nëse porosia juaj nuk ka ardhur akoma, ju lutemi na dërgoni një email në adresën e email-it shitje@cigare.al.

Pagesa për porositë, përveç rastit kur bëhet me Cash në momentin e dorëzimit të porosisë, bëhet përmes transfertave bankare dhe PayPal-it. Nëse ka diçka të dyshimtë në lidhje me transaksionin bankar, ose PayPal mund të vonojë derisa të kryhet verifikimi i transaksionit. Normalisht, vonesa e porosisë tuaj mbaron për disa orë, por në qoftë se ju mendoni se porosia juaj po vonohet me shumë, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të shërbimit të klientit.

Nëse ju dëshironi të anuloni porosinë tuaj, ju lutem na telefononi në 068 60 70 700. Kujdes: Nëse anuloni porosinë tuaj me email, ju duhet të na lajmëroni sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutem vini re, në qoftë se ne nuk mund të ndalojmë dërgimin e porosisë tuaj për shkak se ajo është nisur tashme me korrierin, ju mund të na i ktheni artikujt të papërdorur dhe u rimbursojmë në mënyrë të plotë (duke përjashtuar shpenzimet postare).

Orari pas të cilit nuk bëjmë dërges të artikujve është 15:00. Ne dërgojmë porosi nga e hëna deri të shtunën. Të gjitha porositë e bëra pas orës 15:00 të së shtunës do të dërgohen të hënën.

Balcig Shpk është emri që do të shfaqet në deklaratën tuaj bankare.

Ne furnizohemi në baza ditore. Megjithatë disa artikuj marrin kohë për të arritur. Për artikujt më të kërkuar në faqen tonë të internetit bëjmë furnizim shumë të rregullt, por për artikuj të caktuar procesi zgjat më shumë.

Shumica e artikujve tanë janë shumë të lehtë për tu përdorur, kemi video udhëzuese online, si dhe broshura udhëzuese të përfshira me artikujt që janë të dobishme nëse keni nevojë për ndihmë.

Kujdesi për artikujt pas marrjes së tyre

Për të gjithë artikujt që shesim, ne ju rekomandojmë që ti trajtoni ata me kujdes. Bateritë duhet të ruhen në mënyrë të duhur dhe të sigurtë, pasi mund të jenë të rrezikshme nëse keqpërdoren.

Për shembull, bateritë nuk duhet të ruhen në xhepin tuaj me objekte të tjera metalike, si monedha ose çelësa, pasi ata mund të shkarikojnë baterinë dhe të shkaktojnë ndonjë situatë të rrezikshme. Bateritë duhet të ruhen në një zonë të sigurtë, larg nga objekte metalike, ose në një mbajtëse plastike përkatëse.

Balcig dëshiron që ju të jeni të kënaqur me artikujt që keni blerë, ashtu siç duam të krenohemi me nivelet tona të shërbimit të klientit. Ju lutemi kontaktoni me ekipin tonë të shërbimit të klientit për të diskutuar për çështjet qe ju interesojnë, në adresën e email-it kujdesi@cigare.al.

Nëse ju mendoni se artikujt tuaj janë me defekte, gjëja e parë që duhet të bëni është të lexoni në faqen tonë se si përgjigjemi për problemet më të zakonshme që mund të diskutohen këtu. Përveç kësaj, ju mund ti hidhni një sy videove tona udhëzuese, të cilat ju tregojnë se si të përdorni shumicen e artikujve tona.

Përndryshe, ju mund të na telefononi në 068 60 70 700, ose na dërgoni email në kujdesi@cigare.al.

Ju lutemi, na kontaktoni për çdo pyetje tjetër që mund të keni.